Të ftuar:

Julian Lala – Moderator

Lavdie Zymberi – Travel Blogger

Dhurata Thanasi – Luga e Argjendë

Elona Varfi – Sipërmarrëse

Emi Gliozheni – Biologe Klinika Gliozheni

Arjan Konomi – Gazetar

Nertila Arifi – Studente

Igli Pustina – Zhytës

 

 

Moderatori Julian Lala është personi që ka udhëtuar me 100 euro në 15 vende të ndryshme të botës.

Lala tregoi në studion e emisionit ‘Opinion’ se aventura e tij nisi në prillin e shkuar të 2017-ës, duke nisur në fund të prillit dhe mbaruar në mes të korrikut.

Ai tha se përshkrimi i gjithë këtyre vendeve pati një kosto të konsiderueshme, pasi me një buxhet prej 100 eurosh mund të bëhen çudira.

Lala: 

Kam udhëtuar në 16 vende, duke futur edhe Shqipërinë. Në prillin e shkuar të 2017-ës, e fillova në fund të prillit dhe mbërrita në shtëpi në mes të korrikut. Udhëtova nga Shqipëria në Portugali dhe nga Gjermania mbrapsht në Shqipëri. Atje shkova me autostope, si gjithmonë. Gjithë këtë udhëtim e kam kryer me një buxhet prej 100 eurosh. Ishin shumë se në disa momente kalova edhe nëpër qytete. Sepse me 100 euro mund të bësh çudira të mëdha.

Gazetari Arjan Konomi ka rrëfyer shumë detaje rreth udhëtimeve të tij nëpër vende të ndryshme të botës, por për të, itinerari më i bukur në botë është përshkrimi i lumit Nil nga Luksori (Egjipt) deri afër Sudanit.

Konomi tregoi në studion e emisionit ‘Opinion’ se Luksori është një nga vendet më të bukura që njëriu duhet të shohë në jetë.

Aty gjenden monumentet më të mëdha të njerëzimit, gjërat më fantastike të 4 mijë viteve përpara dhe shumë tempuj të madhështor.

**********************

Birmania, një udhëtim në kohë!