I ftuar:

Erion Veliaj,

Juli Xhokaxhi,

Robert Rakipllari

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se bashkia nuk ka asnjë lidhje me projektin që parashikon ndërtimin e rrugës dhe zgjerimin e lumit Lanë, ku për shkak të këtij projekti, rrezikohet shembja e disa shtëpive në zonën e Shkozës. Veliaj tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se Bashkia e Tiranës nuk është përgjegjëse për këtë projekt, përveçse interesimit social. Ai theksoi se i ka takuar banorët, por për një qëllim tjetër. Sipas tij, bashkia ka dhënë 27 hipoteka të ndërtimeve me vendim ekzekutiv para vitit 1991, të cilat nuk ishin në gjurmë të projektit. “

Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje

”, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se banorëve iu ka thënë se ky nuk është një projekt i bashkisë, por do shkojë në ARRSH të pyesë se çfarë është projekti dhe më pas, çfarë mund të bëjë bashkia do t’a bëjë. Ai bëri me dije se i vetmi bonus social që mund të realizojë Bashkia e Tiranës është bonusi i qirasë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sonte, në studion emisionit “Opinion”, ka folur për shpronësimet në Shkozë, i cili tha se po zbaton një vendim të qeverisë së Sali Berishës, sipas të cilit hipotekohen vetëm ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv. “

Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje

”, tha Veliaj duke sqaruar se ndërtimet janë në gjurmën e projektit të vitit 1989 të qeverisë së Adil Çarçanit. Ndër të tjera tha se Partia Demokratike po hedh “lot krokodili” pasi ka pasur çdo mundësi që t’i legalizonte ato banesa. 

“Unë nuk kam qenë asnjëherë Ministër i Transporteve, Lul Basha që është sot kryetar i opozitës ka qenë Ministër i Transporteve, ka bërë edhe ligjet e ALUIZNI-t ka qenë edhe i ALUIZNI-t dhe mund t’i kishte legalizuar. Këtu jam duke të provuar faktin se Bashkia s’ka lidhje me këtë dhe dy partitë që sot janë në opozitë, i kanë drejtuar këto dy dikastere dhe i kanë bërë këto dy kontrata. Më duket e pandershme, më duket jo njerëzore dhe më duket e padrejtë që autorët e këtij projekti, sot mundohen të gjejnë fajin tek Bashkia e Tiranës, kur ne jemi këtu vetëm për të dhënë një asistencë sociale. Kështu që të sqarojmë pjesën jemi apo s’jemi të përfshirë dhe kush është i përfshirë”,

 është shprehur Erion Veliaj.

I ftuar në emisioni “Opinion” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur se banorët të cilëve do ju prishen banesat e tyre nga Bashkia për projektin e unazës së madhe do t’u mundësoj një vite pagesën e qirasë. Veliaj tha se është i gatshëm ti takoj banorët në çdo kohë, madje që nesër. Më tej Veliaj deklaroi se pjesa më e madhe e ndërtimeve janë në shtratin e lumit Lana dhe vetëm 4 nga familjet e prekura nga projekti kishin aplikuar me vendimin e Komiteti Ekzekutiv dhe pjesa tjetër nuk ka aplikuar për legalizim. “Në shtrat lumi, në gjurmë autostrade, në spital, në kopshte, ky ligj i bërë drejtë që në vitin 2006 ka thënë se do të legalizojmë sa të mundemi, por nuk legalizojmë në këto vende. Unë verifikova sonte në bashki dhe zbulova që nga të gjitha familjet aty të prekura nga ky projekt vetëm 4 familje kishin aplikuar me atë të Komitetit Ekzekutiv”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar sonte se çfarë po ndodh në Shkozë ku do të shemben rreth 153 banesa, pasi preken nga projekti i ndërtimit të rrugës dhe zgjerimit të lumit Lanë. Kryebashkiaku deklaroi në “Opinion” edhe pse ky nuk është një projekt i bashkisë, Këshilli Bashkiak ka hequr gjysmë milion euro që do ndërtonin një shkollë, për të ndihmuar këta banorë. Veliaj ka sqaruar se ajo zonë është në gjurmën e projektit të vitit 1989 të qeverisë së Adil Çarçanit dhe se ky nuk është një projekt i bashkisë së Tiranës. Pretendimeve të banorëve se Veliaj u ka premtuar se shtëpitë nuk do të prishen, ai i ka hedhur poshtë, duke thënë se ua ka sqaruar atyre se nuk është një projekt i bashkisë, por bashkia do të bënte të pamundurën për të sqaruar situatën. 

“Ne kemi thënë se, ne ofrojmë dhënien e bonusit të qerasë. Ky është projekt i ARRSH, baskia s’ka asnjë lidhje me projektin. Po ju tregoj, ky është plani urbanisti i Adil Çarçanit. Disa projekte që atëherë vetëm sot po i zbatojmë. 28 vite më parë, shikoni gjurmën e Bulevardit të Ri. Përfshirë këtu dhe unazën. Herët ose vonë thoshte projekti këto do bëhen. ”

, ka thënë Veliaj. Ndërsa, drejtuesi i emisionit, gazetari Blendi Fevziu ka ndërhyrë në shpjegimin e Veliajt, duke i thënë se banorët e zonës më thonë se nuk jemi ne që kemi ndërtuar në Lanë, por është bashkia që po devijon lumin për t’a afruar pranë nesh. Veliaj u përgjigj se nëse ekziston një pretendim i tillë, atëherë këtë fare mirë e zgjidh gjykata, pasi ky nuk është projekt i bashkisë por i ARRSH. Ai ka theksuar se nga të gjitha familjet aty, vetëm 4 nga ato familje kishin aplikuar me atë të Komitetit Ekzekutiv, ndërsa 27 të tjerave ua dha, pasi ishin jashtë projektit. Veliaj deklaroi se çdo banor që ka qenë me letra është shpronësuar, si tek Unaza e Re, po ashtu edhe në Shkozë.  

I ftuar në emisionin “Opinion” kryetari i Bashkisë së Tiranës është shprehur se do të ketë një zgjatim të lumit Lana në të dyja skajet e saj, në veri dhe jug. Veliaj deklaroi se të gjitha ndërtimet që janë bërë në këtë projekt nuk do të legalizohen. “Lana do të zgjerohet dy kilometra në Veri nga Meteniteti deri ne Shkozë dhe dy kilometra në jug, që i bie të vazhdojë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Po e them këtu, regjistroheni. Po e them që tani, kush e ka ndërtuar shtëpinë në shtrat lumi dhe kush e ka ndërtuar në gjurmën e zgjatimit të Lanës nuk do të ketë legalizim. Kështu e thotë ligji, nuk ka projekte”, u shpreh Veliaj.

Sonte në emisioni “Opinion” janë publikuar dy fotot që realisht do t’ju çudisin. Bëhet fjalë për një mjet lundrues (Jet Ski) të cilën qytetarët e kanë sjell në Tiranë dhe e kanë vendosur pikërisht në një shatërvanë në kryeqytet nga ku është realizuar edhe foto. Po ashtu një tjetër fotografi e rrallë është publikuar, ku duket një gomar qe ndodhet në mes të Parkut Rinia në Tiranë. Veliaj i ka ngritur këto si shqetësime që nuk duhet të përsëriten nga askush, pasi janë në dëm të banorëve të Tiranës. 

****

Policia rrethon Elbasanin

Të ftuar:

Ferdinand Dervishi,

Klodiana Lala

Akti i dhunës mbi policinë që u ushtrua para dy ditësh në qytetin e Elbasanit nga një “biznesmen”, me shumë gjasa ka rezultuar një “majë icebergu” për dyshime më të mëdha. Ditën e sotme në mëngjes, rreth orës 06:00, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka mbërritur në Elbasan në një operacion të fuqishëm policor. Në lidhje me këtë ngjarje, pjesa e tretë e emisionit “Opinion” në TV Klan, i është kushtuar kësaj historie, ku sonte në ndihmë të policisë së rrethit të Elbasanit, kanë mësyer edhe forcat RENEA, si dhe forca të tjera të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana.

Gazetarja Klodiana Lala theksoi se është një operacion i kamufluar që ka për qëllim sekuestrimin e një sasie të madhe të heroinës që dyshohet se kishte hyrë në Elbasan. Lala bëri me dije se më shumë se një vit e gjysmë partnerët ndërkombëtarë kanë informuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë e Shtetit se Elbasani është shndërruar në një qendër të fuqishme të trafikut të heroinës. Ajo tha se heroina ka hyrë në Shqipëri përmes dy rrugëve: njëra është nga Turqia dhe tjetra nga Greqia, nëpërmjet doganës së Qafë Thanës, më pas droga shpërndahej në tregun vendas. Gazetarja tregoi se kjo sasi droge ka origjinë afgane dhe një pjesë e saj shpërndahej edhe në tregun europian. Lala ka treguar se qytetin e Elbasanit e kontrollojnë dy banda shumë të fuqishme të cilat është e pamundur të kapen nga policia e rrethit, pasi gjenerojnë fitime të mëdha monetare dhe kanë po ashtu lidhje të fuqishme politike. Sipas saj, policia vendosi që nën petkun për të sekuestruar makinat luksoze në atë qytet me kinse idenë se janë vënë me pasuri të paligjshme, ka pretenduar për të sulmuar këto dy grupe. Në lidhje me aksionin në fjalë duke qenë se policia e Elbasanit ishte e pafuqishme për të realizuar një aksion të tillë, ka thirrë në ndihmë Forcat Speciale nga Tirana.

Policia e Shtetit ka zbarkuar në Elbasan pas incidentit të rëndë, ku makina e zv/drejtorit u godit nga një makinë e blinduar Audi A8 në pronësi të biznesmenit Petrit Cela. Lidhur me këtë operacion masiv policia tha se janë ndaluar për verifikim 27 persona si dhe janë bllokuara disa makina luksoze.I ftuar në emisioni “Opinion” gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se goditja e makinës së Policisë është bërë nga një grup i fort kriminal i cili ka edhe mbështetje politike.

“Goditja e makinës së Policisë në Elbasan mendoj që ka një prapavij për personat që e kanë bërë këtë gjë, janë një grup shumë i fortë kriminal i mbështetur nga politika. Besoj se ajo që po ndodh në Elbasan është se ka një rritje të grupeve kriminale. Elbasani ka kryesisht dy grupe kriminale që janë në konflikt me njëri-tjetrin. Nga njëra anë është fisi Capja dhe nga ana tjetër janë disa fise bashkë. Kohët e fundit këto dy grupe i shohim tepër agresivë, sidomos kundërshtarët e fisit Capja”, u shpreh Dervishi.