#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Historitë e të enjtes/ Hoteli “Dua“ në Miami, një investim i madh shqiptar jashtë kufirit. Ka qenë dikur i konsideruar SLS, një hotel shumë i njohur për shkak të pishinës së tij që është më e madhja në Brickell dhe prej faktit që është arreduar nga Philippe Starck, një prej ikonave të arredimit të brendshëm. Ky hotel që prej vitit të kaluar është blerë nga Kastrati Group. Ai ka 64 kate, nga të cilat 10 janë të hotelit, ndërsa 54 kate të tjera janë rezidenca me 124 dhoma, me 453 rezidenca që shërbehen nga hoteli. Është i fasmhëm për shiritat e tij ngjyra-ngjyra që e identifikojnë në Brickell, një prej lagjeve në zhvillim të Miami-t. Hoteli është blerë për 55 milionë euro. Muajin e ardhshëm restoranti do të shndërrohet në një restorant Tartel, pronarët kryesorë të të cilit janë Rafael Nadal dhe Cristiano Ronaldo. Tatel Group do të marrë menaxhimin e restorantit në kat të parë dhe të dytë. Prej momentit që Kastrati e ka marrë, e ka ndërruar emrin në “Dua Miami” dhe e menaxhon kompania Marriot e cila e ka futur brenda portofolit Autograph Collection.

/tvklan.al