Emisioni i datës 27 shtator 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu ka në qendër të vëmendjes një intervistë me zv/kryeministrin Ilir Meta , ku do të flitet rreth një debati që ka pushtuar mediat kohët e fundit për akuzat që nënkryetarin e Partisë Socialiste z. Dritan Prifti.
Ilir Meta: Nuk ekziston asnjë debat midis meje dhe z. Prifti . Flas për një debat politik , ideor dhe parimor, pra për një debat që vlen. Çdo gjë ka funksionuar në mënyrën më transparente dhe natyrisht që unë smund të mbaj përgjegjësi për deklarata personale të cilitdo anëtari apo përfaqësuesi të LSI-së. Nuk bëhet fjalë për largim , bëhet fjala për një kompozim të LSI-së në qeverisje dhe për performancën e saj si forcë politike. Për këtë arsye prej kohësh ka qenë një presion i Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me lëvizjen time nga posti i ministrit të jashtëm. Vendimi i kryesisë së LSI nuk është marrë as në funksion të z.Prifti as në funksion të z.Meta dhe të askujt tjetër. Sigurisht është një çështje e diskutuar prej kohësh dhe sigurisht unë i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia për një mirëkuptim.
Ilir Meta shprehet se nuk mund të bëjë një vlersim për punën ndër vite që ka bërë Dritan Prifti dhe i bashkohet vlerësimit që ka edhe z.Berisha ndaj tij për shkak edhe të afërsisë që ky i fundit ka pasur me Priftin .
Ilir Meta: Kjo çështje është diskutuar që në mars dhe ka qenë rezultat i pamundësisë i forcës tonë politike për të ristruktuar vetveten në bazë edhe të statusit të saj sepse për shkak edhe të shumë angazhimeve unë kam qenë sipas statistikave të Ministrisë së Jashtme 135 ditë jashtë vendit , një gjë që dukej qartë që në fillimet e qeverisjes që e bënte shumë të vështirë madje të pamundur një funksionim si ministër i jashtëm por edhe njëkohësisht edhe detyrimeve që unë kisha ndaj forcës politike. Që të jem shumë i sinqertë me ju unë lidhur me akuzat ndaj Priftit, e vetmja pasuri që unë do të mund të kisha do të ishte vlera e aksioneve që do të kisha në fabrikën e tullave ku ishte aksioner edhe z. Prifti . Madje nuk kam pasur asnjëherë ndërmend që të merrem me biznese , me prona sepse ky nuk është as qëllimi im dhe as hobi im në kuptimin e angazhimeve apo pëlqimeve personale./tvklan.al