Të ftuar:
Klajda Gjosha,
Edi Paloka,
Preç Zogaj,
Lorenc Vangjeli
Gazetarja e emisionit ‘Opinion’ në TV Klan, Manjola Bregasi të enjten është shprehur se leja mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi Kanionet e Osumit është e pavlefshme pasi i ka kaluar afati. Bregu tha se vlerësimi i ndikimit në mjedis për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ose ndryshe leja mjedisore është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në datën 26 mars të vitit 2015, por në pikën 8.2 të saj thuhet: “
Mosfillimi i aktivitetit brenda një periudhe dy vjeçare sjell për pasojë pavlefshmërine e vendimit për ushtrimin e këtij aktiviteti”.
Pra leja mjedisore ka patur afat deri në 26 mars të vitit 2017 dhe meqënëse deri në këtë datë ndërtimi i HEC-eve nuk ka filluar, kjo leje është bërë automatikisht e pavlefshme.
Përfaqësuesi i Federates Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara është shprehur se ndërtimi i HEC-eve në Kanionet e Osumit shumë shpejt do të nisë, duke rrezikuar shkatërrimin përfundimtar të një nga vendeve më atraktive të turizmit në Shqipëri. Spathara bëri me dije se firmat përkatëse kanë vendosur edhe tuba për të marrë ujin e ujëvarës, duke shkatërruar një nga vendet më të bukura. Kanioni ka një gjatësi prej 26 km dhe vetëm 13 km janë të shfrytëzueshme. Turistët vijnë për të bërë rafting, në këto 13 km shohin 8 ujëvara, 3 prej të cilave janë ato më të famshme e ku turistët harxhojnë më shumë kohë për të bërë foto. Ato janë ujëvara e Bigasit, ajo e të dashuruarve dhe ujëvara shampanjë. Sipas tij, e gjithë gjurma për ndërtimin e dy HEC-eve, përveçse është devijuar, prek dhe 3 prej ujëvarave, të cilat janë elemente të atraksionit turistik në kanionin e Osumit, i cili ka edhe statusin monument natyre.
*****
Kokën e kujt kërkon Evropa!