Partia Demokratike akuzon Kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali se refuzon që nga 30 Tetori i vitit të kaluar të pranojë një mision faktmbledhës të kërkuar nga Unioni Ndërparlamentar Europian lidhur me çështjen e Sali Berishës.

“Pas më shumë se dy muajsh, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka denjuar as t’i kthejë përgjigje Sekretarit të Përgjithshëm të IPU që është dhe funksionari më i lartë i Unionit. Është e qartë që kemi të bëjmë me një qëndrim politik të urdhëruar nga Edvin Rama, autori dhe ekzekutori i përndjekjes politike të Sali Berishës. Kryetarja e Parlamentit nuk do të guxonte të mbante një qëndrim të tillë ndaj organizatës më të madhe botërore parlamentare pa qenë urdhëruar nga shefi i saj politik”, u shpreh Edi Paloka.

Demokratët thonë se ky është rasti i parë që IPU-ja detyrohet të shqyrtojë një çështje që ka të bëjë me shkelje e abuzime të rënda sa i përket të drejtave të deputetëve të një Parlamenti Europian.

Tv Klan