#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Këtë në mërkurë në Opinion u fol për mikrokreditë. Çfarë ka ndodhur me to? Çfarë ishte ai ‘bum’ i Majit të këtij viti, ku befas një ngjarje tronditëse përpara derës së SPAK, humbi jetën e një personi dhe hapi kapakun e një problematike të grumbulluar për një kohë të gjatë? Kush kishte faj për konsumatorët të cilëve u ishin bllokuar prona e paga? Ishte një çështje e mospagimit të kredive të tyre, apo një kalkulim i gabuar i interesave që u vendoseshin përsipër? Kush e kishte fajin në këtë zinxhir dhe mbi të gjitha a duhej të ngatërrohej ky problem me kreditë konsumatore në përgjithësi?

Merr 1 mijë € celular me këste dhe paguan po aq në fund, po interesi?

Arlinda Muja nga Shoqata e Mikrokredive Shqiptare ka qenë e ftuar sonte në studion e “Opinion”.  Teksa foli për kreditë konsumatore dhe mënyrën si funksionon i gjithë ky proces në vend, Muja sqaroi dhe një lloj ‘oferte’ që shpesh herë i konfuzon klientët.


Si shpjegohet se në rast se merr me këste një celular në një dyqan, në fund paguan po aq sa ishte çmimi fillestar. Pra kush i paguan normat e interesit në këtë rast?

⚈ Merr kredi 500 euro, kthen 500 euro, pa asnjë kosto shtesë. Pse ta jep ty? Se banka ta jep me interes. Edhe në kohë të Zogut i thonin para me fajde, merrje 10, ktheje 11. Se shumë njerëz ngatërrohen nga kjo.

Arlinda Muja: Është vetëm kredia e parë, pra nëse ti je klient për herë të parë. Mund të kthesh aq sa merr, është një kosto marketingu e kompanisë. Kostoja e asaj kredie paguhet nga dyqani i cili ka lidhur marrëveshjen.

⚈ Unë dua të blej këtë celular, ta zëmë se kushton 1 mijë Euro. Unë do ta paguaj për 24 muaj, nuk e di sa i bie kësti, në fund do paguaj po 1 mijë Euro?

Arlinda MujaPo!

⚈ Po ku e ke fitimin?

Arlinda Muja: Sepse dyqani paguan insititucionin kredidhënës, përqindjen për produktin.

⚈ Sa është kredia e konsumatorit?

Arlinda MujaShkon 150 milionë euro aktive

⚈ Për sa muaj mund t’i kthesh?

Arlinda Muja: Varet sa e përballon këstin, mund të zgjedhësh nga 1 muaj deri në 48 muaj.

Fevziu tregon letrën që i bllokoi të gjitha llogaritë: Kjo është t’i nxish jetën qytetarit!

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” u diskutua mbi kreditë e vogla dhe problemet që kanë sjellë ato deri më tani në vendin tonë.

Gazetari Blendi Fevziu tregoi një histori personale të abuzimit, jo me kreditë e vogla, por me bllokime nga institucionet shtetërore.

Fevziu tha se Tatimet i kërkuan bankave t’i bllokonin llogaritë bankare për shkak se ai nuk kishte paguar tatimin e pronës së paluajtshme.

Ai theksoi se shifra ishte simbolike megjithatë nuk e kishte paguar për shkak se nuk ia kishin sjellë njoftimin që duhej ta paguante.

Por pavarësisht kësaj, institucioni kërkoi bllokimin e llogarive të tij pavarësisht se në banka ai kishte shumëfish më shumë se ajo që do duhej të paguante.

Fevziu e konsideron këtë gjë një “horrllëk” të institucioneve të cilat “ia nxijnë jetën qytetarit”.


“Do të tregoj një histori personale se kjo historia e abuzimit me bllokime që vjen nga institucionet në këtë rast jo nga Përmbarimi, por nga institucionet shtetërore është skandaloze. Para disa ditësh më vjen një letër, nuk ma kishin sjellë dhe nuk e kisha parë, të paguaja vlerën e tatimit të pronës së paluajtshme. Ishte një vlerë fare simbolike, megjithëse kamatëvonesat ishin më shumë sesa vlera e pronës që duhet të paguaja. Tatimet e Bashkisë i kishin çuar të gjithë bankave ku kam llogari bankare, bllokimin e çdo llogarie timen. Nuk e di, 4-5 banka. Kanë bllokuar çdo lloj llogarie dhe unë nuk bëja dot asnjë pagesë, as paguaja për të lëvizur një gjë. Pse? Ndërkohë që shuma që kisha në dispozicion nëpër banka ishte me mijëra fish më e madhe se ajo që do paguaja. Kjo është as gjë e as më shumë se sa t’i nxish jetën qytetarit. Kjo është një horrllëk tipik që një institucion e bën. Këtu Përmbarimi thotë, në këtë rast ishin tatimet. Përmbarimi thotë në masën që do të jetë e nevojshme për plotësimin e detyrimit”, tha Fevziu.

/tvklan.al