Të ftuar në Opinion: Baton Haxhiu, Ervis Iljazaj, Ylli Rakipi, Artan Hoxha. Në lidhje direkte: Ermal Hasimja, Gazmend Bardhi, Arben Ristani, Sali Berisha.
Dorëzimi i 4200 firmave për mbledhjen e Kuvendit, Ristani: Basha mund të shkojë t’i verifikojë
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, është shprehur se sot Kuvendi i PD do të mblidhet në datën 11 Dhjetor. Sipas tij Sali Berisha me dorëzimin e firmave ka vepruar sipas statutit dhe shtoi se verifikimi i firmave të dorëzuara do të bëhet ditën që do të mblidhet Kuvendi Kombëtar.
“Nuk ka një ndryshim, opinioni është pak i manipuluar. Fakti është që Kuvendit po mblidhet në një procedurë jo normale, pasi nuk e mbledh as kryetari as këshilli. Tani Kuvendi do të mblidhet nga anëtarët dhe verifikimi do të bëhet nga vetë Kuvendi. Vetë Kuvendi kur mblidhet do të bëjë verifikimet e mandateve. Aty do të ketë tavolina, do të regjistrohen, do të jetë një procedura transparente. PD herën e fundit ka deklaruar se Kuvendi ka pasur 5300 delegat”, tha ai.
Më tej Ristani u shpreh se “firmat janë depozituar në PD, në organin më të lartë mes dy Kuvendeve, që është Këshilli Kombëtar. Kush do nga administrata apo nga kryetari të shkoj të shoh firmat”.
Sipas tij të gjitha firmat janë të vërteta dhe nuk do jenë 4200, por më shumë pasi po përpunohen ende të dhënat e dorëzuara nga delegatët.
“I kam parë me sytë e mi dhe nuk do jenë 4200, pasi kaq ishin deri në këtë moment. Për shkak se po përpunohen ende të dhënat”, shtoi ish-deputeti.
Në fund tha se “PD zyrtare është Kuvendi, kryetari dhe të tjerët janë ata që janë. Do të mblidhet Kuvendi në datë 11 dhe do të verifikohen mandatet”.
Bardhi: Firmat e delegatëve nuk u dorëzuan në selinë e PD, Paloka nuk është shef protokolli
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se firmat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar nuk janë dorëzuar në Partinë Demokratike.
Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Bardhi u shpreh se Edi Paloka nuk është shef protokolli i Partisë Demokratike, duke iu referuar faktit se firmat u mbyllën në kasafortën e zyrës së Palokës, në cilësinë e kreut të Këshillit Kombëtar.
“Nuk janë dorëzuar në Partinë Demokratike. Nuk di që Paloka të jetë shef i zyrës së protokollit në PD. Dua të konfirmoj është që unë kam bindjen që Sali Berisha e di shumë mirë procedurën statutore se si mblidhet Kuvend, si bëhet verifikimi i mandateve, kush është organi që e thërret.
Ajo që kemi parë gjatë këtyre 2 muajve ka qenë një blof që ka konfirmuar atë informacion që unë kisha që Berisha nuk ka arritur të mbledhë ¼ e firmave. Do duhet t’i sjellin firmat për verifikim. Nuk ka kërkesë për thirrje kuvendi. Është luajtur një blof që në fakt është një tallje e madhe që u është bërë demokratëve për fat të keq”, është shprehur Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi: Në konferencën e Berishës ishte personi që bëri fushatë për Edi Ramën
Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka thënë se në konferencës e së mërkurës së Sali Berishës, ka qenë një person i cili ka bërë fushatë për Orlando Rakipin, deputetin e Partisë Socialiste.
Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Bardhi u shpreh se ky person që ka qenë përballë Flamur Nokës në zonën e Vorës në zgjedhjet e 25 Prillit, sot ndodhej në takimin e Berishës.
“Sot në Foltoren e z.Berisha në konferencë kam parë një person që në zgjedhjet e 25 Prillit ka qenë përballë Flamur Nokës, në zonën e Vorës duke bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit. Dhe ishte sot në Foltore. Nuk mundet një votues, mbështetës, ai që ka qenë përballë demokratëve në 25 Prill duke bërë fushatë për Edi Ramën, të vijë sot…
Ishte në rresht të parë. Është iniciatori. Pra mbështetësi i Orlando Rakipit, ai që ka votuar në 25 Prill Edi Ramën, i thotë sot demokratëve do mbledhim Kuvendin Kombëtar se do demokratizojmë Partinë Demokratike. Me kë tallen këta”, u shpreh Gazment Bardhi.
Çudit Ylli Rakipi: Nëse Berisha ka 5 vota të falsifikuara, ta shpallim ‘non grata’ edhe në Shqipëri
4200 firmat e delegatëve të PD dhe mbyllja e formularëve në kasafortën e Edi Palokës për të ruajtur anonimatin e tyre është debati më i fundit.
Drejtuesit e Partisë Demokratike thonë se nuk janë plotësuar ¼ e votave për të mbledhur Kuvendin e PD dhe formularët duhet të verifikohen.
Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se nëse 5 firma dalin të falsifikuara, atëherë Sali Berisha do të duhet të shpallet “non grata” edhe në Shqipëri.
“Nëse Kuvendi mblidhet, dhe nëse Sali Berisha ka edhe 5 vota të falsifikuara, Sali Berisha duhet të shpallet non grata edhe në Shqipëri. Një njeri i rëndësishëm i PD më dërgoi kush janë delegatët. Ata janë njerëz publikë shumë të njohur dhe nesër nëse lista e tyre kompromentohet qoftë dhe me 5 emra, Sali Berisha pastaj është njeri që ka probleme të rëndësishme psikike në qoftë se ka probleme të tilla. Nëse dalin 5 veta, atëherë Gazment Bardhi është në të drejtën e Zotit bashkë me Lulzim Bashën dhe mbyllet ky proces”, u shpreh Ylli Rakipi.

Edi Paloka: Të gjithë funksionarët e PD mund të vijnë dhe të verifikojnë formularët për Kuvendin
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur sot në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në Tv Klan se 4200 firmat e delegatëve janë depozituar në zyrën e tij.
Paloka u shpreh se të gjithë funksionarët e Partisë Demokratike mund të shkojnë dhe të shohin formularët e dorëzuar në zyrën e tij nga mbështetësit e Sali Berishës.
A janë dorëzuar deklaratat e anëtarëve të Kuvendit në zyrën tuaj?
Po, e ndoqët live. Fillimisht u paraqitën në konferencën e zotit Berisha, kjo kishte si qëllim që të bëheshin transparent që të gjithë hiqnin dyshimet.
Përse nuk u paraqitën në sekretariatin e partisë?
Unë jam në rolin e drejtuesit e Këshillit Kombëtar dhe më është kërkuar që të depozitojnë në zyrën time. Nuk ka në statut asnjë pikë se ku duhet të depozitohen këto formularë. Dëgjova që diskutohet statuti dhe procedura. Nuk ka procedurë, është një Kuvend i jashtëzakonshëm.
Janë dorëzuar 4200 formular, por këto firma nuk janë anëtarët Kuvendit, pse nuk bëhen transparente firmat?
Shpjegimi që është dhënë edhe sot dhe është logjik, është që verifikimi i mandateve bën vetëm Kuvendit me një komision që quhet komisioni i verifikimit të mandateve. Nuk ka asnjë forum tjetër që të verifikoj mandatet. Nëse nuk janë 1800, Kuvendin aktin e parë që bën është verifikimi i mandateve dhe kur rezulton se nuk janë të vërtetë, Kuvendi është nul.
Pse nuk verifikon dhe të thuhet firmat janë legale dhe të mblidhet Kuvendi?
Të flasim për shifrat si fillim, Kuvendi ka 7600 delegat dhe kaq nuk janë mbledhur kurrë, por më shumë se 1000 mijë prej tyre nuk janë fare në Shqipëri. Por për transparencë, të gjithë funksionarët e PD dhe mediat mund të vijnë që t’i shikojnë në vendin ku janë depozituar. Nuk ka asgjë për të fshehur.
Berisha ndërhyn në Opinion: Drejtuesit e PD të verifikojnë firmat, por nuk kanë vendimmarrje
“Kur flet anëtarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi”
Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se drejtuesit e PD-së mund të verifikojnë dhe të bëjnë transparencë për 4200 firmat e delegatëve që janë dorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në zyrën e Edi Palokës.
Në një lidhje telefonike për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se përveç verifikimit, drejtuesit e PD nuk kanë të drejtë vendimmarrje, pasi kjo e fundit i takon vetëm Kuvendit që ta bëjë ditën që do të mblidhet.
“Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar ata që kanë firmousr dhe ata që do vijnë pa firmosur. Panelit të nderuar duhet t’i rikujtoj një ligj universal: Asambleja kur nuk e mbledh përfaqësia mblidhet nga anëtarësia dhe është ajo që përcakton gjithçka, sepse përfaqësia ka përjashtuar veten.
Ka një statut që përcakton kush mbledh Kuvendin. Në rastin kur Kuvendin e mbledh anëtarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi. Problemi që del është verifikimi, transparenca. Cilido, duke filluar nga stafi i televizionit Klan, panelistët që janë aty dhe çdo njeri tjetër ka të drejtë të shkojë të verifikojë 1 mijë formularë. Të shkojë z.Bardhi, të shkojë dhe të verifikojë çfarë të dojë. Transparencë po. Vendimmarje jo. Vendimmarja është e atyre burrave dhe grave që kanë firmosur.
Zotërinjve që kanë firmosur, grupi i tyre do i pajisë të gjithë me mandate, por do pajisen të gjithë delegatët e kuvendit”, deklaroi Sali Berisha.
Plas sherri në Opinion/ Ylli Rakipi: Ke ardhur i paguar në emision; Iljazaj: Unë jetoj me qira
Ka degjeneruar në ofendime personale diskutimi në emisionin Opinion mes analistëve Ylli Rakipi dhe Ervis Iljazaj.
Duke diskutuar se çfarë do të ndodhë në vijim brenda Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Rakipi iu drejtua Iljazajt duke thënë se ka ardhur i paguar në emision.
Ndërsa analisti dhe pedagogu Ervis Iljazaj u kundërpërgjigj duke thënë se jeton akoma në shtëpi me qira.
Ylli Rakipi: A do vesh në samit i the Sali Berishës? A do vesh në NATO i the Sali Berishës?
Ervis Iljazaj: Me ty nuk diskutoj më.
Ylli Rakipi: Për çfarë të flasësh?
Ervis Iljazaj: Drejtohu këtej jo nga mua.
Ylli Rakipi: Jo po çfarë të drejtohem. Po të vish i paguar këtu…
Ervis Iljazaj: Po lere o Ylli mos më trego mua, ti s’di nga çon paratë tani, më tregon mua i paguar. Unë jetoj në shtëpi me qira, ti më tregon mua pagesën. Po leri këto mos na ngri nervat kot tani me këto.
Ylli Rakipi: Nuk më intereson fare mua ajo pjesë.
Ervis Iljazaj: Po leri këto më tregon mua pagesë, ti s’di ku çon paratë. Po ik mor burrë, nuk e ul nivelin, mos më nxirr jashtë natyrës.
Ylli Rakipi: Punon i rekrutuar në universitete diplomash. Që ndan diploma. Me kë flet ti? Ti punon nëpër shkolla ku ndahen diploma false. Edhe vjen këtu dhe flet budallëqe.
Ervis Iljazaj: Punoj në universitetin më të mirë të Shqipëri.
Ylli Rakipi: E di, vetëm s’ke pronarin.