Të ftuar: Ferdinand Dervishi, Lutfi Minxhozi, Lenida Halilaj, Spartak Koka, Saimir Kodra dhe Emin Barçi
Spartak Koka tregon sesi vajza nga Gramshi që punonte në bursë mashtronte qytetarët në Tiranë
“Mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë”, kjo është tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. I ftuar është dhe gazetari i Tv Klan, Spartak Koka i cili ka treguar me detaje në lidhje me një rast mashtrimi të një vajze nga Gramshi, e cila punonte në bursë dhe mashtronte qytetarët në Tiranë.
Spartak Koka: Rasti i kësaj vajzës është nga Gramshi dhe në dy vitet e fundit 2019-2020, për dy vjet ajo ka bërë shifra marramendëse sepse prezantohej si përfaqësuese e një institucioni burse në Angli dhe ju kërkonte biznesmenëve, doktorëve, ekonomistëve, të gjithë njerëzve të cilët kishin para dhe ia arrinte që t’i impresiononte me dokumentacion, me vulë, me firma, me dhënien e aksesit në këtë sistem dhe ju merrte nga 10-20-50 mijë euro, 100 mijë euro, 150 mijë euro.
Bledni Fevziu: 150 mijë euro?
Spartak Koka: Po, ka pasur raste. 3 kallëzime ajo i ka vetëm në Policinë e Tiranës. Një është tek Komisariati 3, 2 janë tek Drejtoria e Tiranës dhe ata që mashtroheshin nga kjo vajza, pasi e kuptonin, shkonin të irrituar dhe të nevrikosur që ta dhunonin, të bënin akte dhe punonjësit e kësaj vajze, mbante maksimumi dy tregojnë se këta persona që mashtroheshin dilnin nga zyra e saj të buzëqeshur dhe me premtimin se lekët që kishin investuar me dokumentacionin që i kishin derdhur në bankë, apo një pjesë i kanë dhënë kesh, do t’i merrnin në një kohë tjetër sepse ka ndodhur një problem me bursën, ka ndodhur një gjë që i kishin humbur.
Blendi Fevziu: Sa ishte totali që ajo kishte mashtruar?
Spartak Koka: Ka shumë dhe ka shumë raste që nuk e kanë denoncuar sepse kemi dhe raste të këtyre personave të cilët nuk e kanë denoncuar në polici, por në kontaktet që unë kam patur me një që është mashtruar nga kjo, ai më tregonte aftësinë e saj hipnotizuese të komunikimit. Pavarësisht se ju kishte marrë lekët, arrinte që t’i impresiononte.
Blendi Fevziu: Pra ata shkonin të merrnin lekët borxh, ndërsa ajo i bindte që ata duhej t’i jepnin akoma më shumë lekë?
Spartak Koka: Po.
Saimir Kodra: Po investigojmë mashtrimet me bursat në Shqipëri, kanë rënë pre gjykatës e prokurorë
Drejtuesi i emisionit Stop në Tv Klan, Saimir Kodra, paralajmëron se shumë shpejt do të transmetohet një rast mashtrimi me bursat në Shqipëri, ku kanë rënë pre gjykatës e prokurorë.
I ftuar në emisionin Opinion për të folur për mashtruesit shqiptarë, Kodra u shpreh se ky mashtrim ka kapur vlerat 10 deri në 15 milionë Euro.
“Po finalizoj një histori, në Tiranë dhe Shqipëri kanë qenë para ca vitesh ca histori bursash. Po pres tani vetëm të gjej dëshmitarë. Shifra marramendëse, deri tani kam përshtypjen që duhet të jenë 10-15 milionë Euro. Kanë arritur deri në gjykatës e prokurorë që donin të investonin në bursë”.
I pyetur nga Blendi Fevziu se si qytetarët ranë pre e mashtrimit, Saimir Kodra u shpreh: “Më jep paratë dhe unë kam brokerin tim në bursë që do luaj paratë e tua. Kishte bërë dhe një platformë false”.
“Oficerë policie janë mashtruar nga letrat nigeriane”, flet Drejtori për Krimet Ekonomike
Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme po diskutohet rreth tematikës së “Mashtruesve më të mëdhenj shqiptarë”, ku ndër të tjera Drejtori për Krimet Ekonomike, Lutfi Minxhozi ka treguar se shumë oficerë policie janë mashtruar nga letrat nigeriane, gjë që sipas tij ka pasur një kosto të lartë.
Lutfi Minxhozi: Ne kemi pasur shumë oficerë policie të liruar që janë mashtruar nga letrat nigeriane dhe kanë paguar deri në 15 mijë euro nëpërmjet korrespondencave, emaileve që vijnë.
Blendi Fevziu: Ka të shumta, mashtrimi më i madh ishte në Uganda me floririn që sa e blenë floririn në Uganda me çmim më të lirë, ishin gurë në vend të arkave me florinj. Mashtrim spektakolar.
Ferdinand Dervishi: Ky është “Messengeri” im me atë vajzën dhe ka dy detaje interesante dhe që thotë se ka qenë e martuar me një amerikan marins, i cili u vra në shërbim në vitin 2009. Pra, kjo iu shfaqet italianëve si një personazh. Pra, po t’i shohësh me kujdes, kjo që unë jamë e shoqja e një marinsi amerikan të vrarë dhe kam milionë dollarë në bankë dhe më janë hapur disa probleme dhe nuk i marr dot, pra këto strukturojnë tek vetja një njeri të jashtëzakonshëm./tvklan.al