Të ftuar:
Anila Basha
Lorenc Vangjeli
Mustafa Nano
Artan Hoxha
Mark Marku
Prec Zogaj
Në lidhje të drejtëpërdrejte:
Monika Kryemadhi
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Opinion, pas protestës së 10 kombëtare të kësaj të hëne, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim pranoi se mes saj dhe bashkëshortit Ilir Meta ka mjaft mosmarrëveshje politike. E pyetur nga Blendi Fevziu nëse këto mosmarrëveshje ndikojnë edhe në familje, Kryemadhi u shpreh se po.
Ka mosmarrëveshje mes jush dhe zotit Meta, politike e kam fjalën?
Po patjetër që ka, biles mosmarrëveshjet tona politike janë goxha. Ai ka qenë kundër djegies së mandateve, sigurisht edhe për sa i përket procesit të bojkotit të zgjedhjeve.
Ju ndikojnë edhe në familje këto?
Ndikojnë, por si gjithmonë gratë shqiptare e përballojnë me forcë dhe me shpresë për të ndryshuar, sepse mendoj që edhe përgjegjësia në familje ndaj fëmijëve është e një gruaje.
Po e kritikon më duket presidentin që nuk është shumë i përfshirë…
Jo, ajo që dua të them është që ashtu siç nënat shqiptare luftojnë për fëmijët e tyre, baballarët janë ata që kujdesen për vazhdimësinë. Por mendoj është shumë e rëndësishme për të menduar si nënë sot, sesa për të menduar si politikane. Çdo nënë do të luftonte për fëmijët e saj dhe siç do bëjnë të gjithë nënat shqiptare të cilat luftojnë për fëmijët e tyre.