Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në SPAK në lidhje me vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ka folur për mediat ku mes të tjerash u pyet edhe nëse është pro apo kundër shkrirjes së SPAK.

Kryemadhi ndër të tjera është shprehur se SPAK nuk është krijuar për të bërë luftë politike, por është krijuar për të luftuar strukturat organizative kriminale.

Deputetja e PL tha se SPAK është kthyer në një vegël shantazhi dhe linçimi të politikanëve sidomos atyre të opozitës duke dështuar kështu në misionin e vet të vendosjes së drejtësisë.

“Që të jemi të sinqertë po të them tani që duhet shkrirë SPAK-u do të thonë e thot për shkak të problemeve të veta që ka. Mendoj që çdo instrument ligjor për të cilën ne kemi votuar që të kemi një drejtësi të barabartë për të gjithë jo selektive, normal që momenti që kthehet në një vegël shantazhimi dhe linçimi ndaj politikanëve sidomos ndaj opozitës sigurisht që e ka kryer misionin e saj dhe ka dështuar në gjithë misionin e vetë të vendosjes së drejtësisë. Sa i përket çështjes SPAK nuk është krijuar për të bërë luftë politike, por është krijuar për të luftuar strukturat organizative kriminale që kanë të bëjnë me trafikun e drogës me krimin e organizuar edhe me terrorizmin sepse një nga pikat kyçe në atë kohë ka qenë edhe çështja e terrorizmit.  Megjithatë instrumenti që në zgjedhjet e 2021, OFL e famshme u krijua si një instrument për të shantazhuar grupet kriminale në mënyrë të tillë që ata të ishin në funksion 100% të qeverisjes dhe administrimit të votave”, u shpreh Kryemadhi./tvklan.al