Të ftuar:

Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme e RCC

Gazmend Bardhi – Këshilltar juridik PD

Flori Mumajesi – Këngëtar

Leonard Kastrati – Biznesmen

Klodiana Lala – Gazetare

Albana Osmani – Fondacioni “Ti je nje lule dielli”

Lorik Cana – Futbollist

Agnesa Hatergjonaj – Organizatore eventi “ODA”

Stafi i Opinion ka zgjedhur personazhet më të spikatur të vitit 2018. Jo domosdoshmërisht me të suksesshmit , por që spikaten ne fusha te ndryshme. Secili nga pjesëtarët e stafit ka propozuar një emër dhe më pas me konsensusin e gjithe stafit eshte bere panel i i te ftuarve.

Këta persona kanë sjellë kontribut apo shembuj pozitivë gjatë vitit që lamë pas.

Në Opinion“Luledielli” e Albana Osmanit, një ndihmë për fëmijët e sëmurë.

E njohur nga të gjithë si një moderatore simpatike që shpesh prodhon lajme edhe për show bizin, Albana Osmani i dha një tjetër dimension figurës së saj, kur inicioi dhe zhvilloi fushatën “Ti je një luledielli”.

Një aktivitet që synon të mbledhë fonde dhe të mbështesë kryesisht fëmijët e e prekur nga sëmundjet e gjakut, Albana ka arritur që të përfshijë në lëvizjen e saj emra të njohur të politikës, artit dhe jetës publike në vend.

Ajo e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe jashtë kufijëe zyrtarë, duke synuar një ndihmë më të gjerë sociale, edhe për fëmijët në Kosovë, Maqedoni apo troje të tjera.

Në OpinionGazmend Bardhi, një zë për opozitën edhe jashtë Kuvendit

Ndonëse nuk është pjesë e Kuvendit, zëri i tij është dëgjuar ndoshta shume me teper se zëri i disa kolegëve qe jane ne parlament.

Spikati si ministër Drejtësie ne qeverinë teknike , por Gazmend Bardhi nuk e mbylli aty raportin me politikën. Përkundrazi e shfrytëzoi këtë mundësi për tu kthyer në një nga zërat ne spikatur të opozitës jo vetem ne dalje televizive por edhe ne denoncime publike te kesaj partie. Aftësitë teknike dhe artikulim i i qarte duket se kanë qenë pikat e tij të forta.

Ish-kapiteni i Kombetares Lorik Cana u largua nga fusha e lojës pas përfundimit të kampionatit europian. Ai tashmë është i angazhuar në bamirësi dhe ka celur një fondacion me emrin e tij. Kjo e ka bërë të kthehet për të jetuar në Shqipëri, së paku dhe për disa muaj.

I ftuar sonte në Opinion si një prej 8 personazheve më të spikatura të vitit 2018, ai tha se “nga gushti i vitit kaluar po jeton në Shqipëri dhe do të vahzdojë të jetë këtu edhe për disa muaj të tjerë”. Është pikërisht fondacioni që e ka kthyer Canën në Shqipëri pasi kishte jetuar për vite në Itali.

E ardhja?

Cana tha në emisionin “Opinion” se dëshiron të kthehet sërish në futboll por tashmë si drejtues i një ekipi.

Duke folur për momentet e vështira sa ishte në fushën e lojës, ai tha se ka qenë kualifikimi në Europian. “Momenti më i vështirë 3 ditë para se të kualifikohemi”, tha ai.

Sonte në Opinion:

Personazhet me te spikatur ne 2018!

1. Agnesa Hadergjonaj- Promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes organiimit te Odës

2. Gazmend Bardhi – Ish-minister drejtësie, i zgjedhur për prezencën dhe përfaqësimin politik ndonëse nuk është pjesë e parlamentit

3. Flori Mumajesi – Për çmimin e parë tek Kenga Magjike dhe kontributin ne fushen e muzikës

4. Lorik Cana – Për angazhimin dhe çeljen e fondacionit “Lorik Cana 5”

5. Albana Osmani- Për nismën e bamirësisë ne ndihme te femijeve te semure

6. Klodiana Lala- Për kontributin si gazetare investigative

7. Majlinda Bregu- Per zgjedhjen si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal . Bregu ka fituar zgjedhjet përballë ish- Kryeministrit malazez

8. Kastrati Group – Per sjelljen ne Shqiperi te njerit prej grupeve hoteliere me të mëdha në botë “Hyat group” Ne pjesen e dyte do te ndiqni: Eventi me i interesant ne 2018! (Dhjetori i dyte, protesta e studenteve)

E vlerësuar me çmimin reporteri i vitit, gazetarja Klodiana Lala ka qenë padyshim një nga figurat që spikati gazetarinë investigative të vitit 2018.

Në raportimin dhe zbardhjen e disa prej ngjarjeve më kulmore apo në studio të ndryshme televizive, gazetarja Lala shfaqi profesionalizëm dhe këmbëngulje, si mbrojtëse e vlerave dhe lirisë së medias.

Ajo ndoqi nga afër dhe arriti të pasqyrojë me vërtetësi dsisa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe delikate që shënuan vitin 2018.

Shumë tifozë kanë thirrur emrin e tij ndërsa ja ka dalë gjithnjë ti japë krenari emrit shqiptar. Nëse menduarët qe ne largimin nga fusha Lorik Cana do të largohej edhe nga futbolli e keni patur gabim.

Ish kapiteni kuq e zi serish vijon të japë kontributin e tij në futboll dhe jo vetëm. Përmes fondacionit “Lorik Cana 5 “, ai ka kontribuar në ndërtimin e disa fushave të futbollit ndërsa synon të mbështesë vendin ne promovimin e trashëgimisë kulturore.

Një emër i njohur në fushën e biznesit “Kastrati Group” kulmoi veçanërisht në fund të këtij viti pas firmosjes së kontratës me “Hyat Grup” nje nga zinxhirët me të mëdhenj të hotelerisë ne bote.

Është kjo kontratë qe i jep Shqipërisë mundësinë që të sjellë te parin brand hotelerie me shërbim të standardeve të hoteleve te se njëjtës linjë ne mbare globin.

“Hyat Grup” numëron një zinxhir të gjatë hotelesh ne 60 vende te globit.

Majlinda Bregu hodhi kandidaturën për nje pozicion shume te rendesishem ne standard rajonal. Zonja Bregu vendosi te kandidojë për detyrën e Sekretares se Pergjithshme të këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, qe eshtë degë operacionale e Procesit Europiano-Juglindor të Bashkëpunimit dhe funksionon si një pikë fokusimi për bashkëpunimin në rajon duke përfshirë 13 vende.

Në zgjedhjet qe u mbajtën ajo arriti të fitojë përballë ish kryeministrit malazez Igor Luksic duke i dhënë per te parën herë Shqiperise nje përfaqësuese ne nje detyre te nje rangu te tille. Bregu merr zyrtarisht detyrën ne janar te vitit 2019.

U duk në fakt se ky do të ishte viti i tij. Që në publikimin e parë kënga “Plas” arriti rekord kërkimesh, ndërsa kantautori furnizoi per dite te tera portelet dhe gazetat me lajme.

Flori Mumajesi shkëlqeu ne festivalin “Kënga Magjike” jo vetëm me këtë krijim, por dhe me materiale të tjera të krijuara për kolegët. Ishte ndër pretendentet kryesore për të fituar festivalin dhe me sa duket zërat rezultuan të sakte. Kolegët e votuan maksimalisht duke i dhuruar një çmim që dhe atij vete i dha shume emocion.

******************************************

Eventi me interesant i 2018!

******************************************

Kush ishte Pietro Quaironi?