Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në këtë periudhë të vitit, thuajse prej 20 vjetësh organizojmë një emision të lidhur me kuzhinën, festat, atmosferën e fundvitit. Rikthehemi me disa nga shefat më të mirë në vend, të përzgjedhur nga emisioni “Opinion”, por në një stil të ri. Secili prej 8 të ftuarve mundohet të prezantojë një pjatë që do të jetë pjesë e menusë së restoranteve që përfaqësojnë në këtë vit të ri. Këto restorante janë të njohur dhe kanë një menu që ndryshon në varësi të vitit ose stinës.

Dy çudirat që Fevziu s’i ka kuptuar asnjëherë zbulohen në “Opinion”

Gjashtë nga tetë shefat e kuzhinës të ftuar sonte në “Opinion” në Tv Klan kanë mësuar të gatuajnë gjatë eksperiencave dhe qëndrimit jashtë Shqipërisë. Pas këtij mini-sondazhi, Blendi Fevziu shprehu habinë e tij për dy gjëra që lidhen me kulinarinë në Shqipëri.


Blendi Fevziu: Dy çudira kam që s’i kam kuptuar asnjëherë. E para, sa herë thërras shefat më të mirë shqiptarë, s’ka asnjë grua. Pyet kush gatuan në Shqipëri, në gjithë Shqipërinë gatuajnë gratë. Kur vijnë puna për restorantet më të mira, të gjithë i kanë burra. E dyta është: si shpjegohet që Shqipëria nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe në kuzhinë deri në vitin 1990 që të jemi të vërtetë për arsye të ndikimit shumë të keq, të tmerrshëm të ushqimit social dhe padyshim varfërisë se varfëria nuk lejonte asgjë, por pas viteve ’90, ata që qenë të parët që shkuan në emigracion, por kthehen shefa shpeshherë më të mirë sesa ata që i kanë trajnuar në vendet prej nga vijnë.

/tvklan.al