Të ftuar:
Anila Basha,
Arlind Qorri,
Mark Marku,
Henri Çili,
Armand Shkullaku,
Mentor Nazarko
Në lidhje me gjestin e studentës Mirela Ruko, që hodhi salcë mbi kokën e ministres Nikolla, Henri Çili, ka theksuar se protesta është diçka shumë e rëndësishme për shoqërinë, kundër çdolloj grupi e aq më tepër kundër pushtetit. Çili tha se diskutimi për salcën apo cënimi i dinitetit fizik, pra, nga fjala tek prekja e tjetrit, me një lëndë, salcë apo diçka tjetër, është cënim i prekjes së dinjitetit. Ai tha se askush nuk mund të prekë tjetërin, sepse kjo është kundër dinjitetit njerëzor. “Kalimi nga protesta simbolike, tek prekja fizike, është cënim i integritetit fizik, por edhe të imunitetit, është një kufi shumë i rrëzikshëm. Por ajo që është më e rëndësishme për këtë rast, është pak a shumë ky kontekst, së pari, nuk kemi të bëjmë me Lëvizjen për Universitetin, nuk është studente, është një studente pesanjose”.
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes aktivistit për Lëvizjen “Për Universitetin”, Arlind Qorit dhe Henri Çilit për parat publike dhe fondet në Universitet. Qori tha se z.Çili si rezultat i kësaj reforme do marrë para nga shteti. Më tej, ai theksoi se ky është një biznes privat, fitimprurës dhe parat e veta t’i gjejë ku të dojë, por nuk ka pse merr para publike. “Parat publike merren nga institucione publike dhe kontrollohen nga insitucione të tjera publike dhe kështu me radhë”.
Mirela Ruko ka theksuar nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Opinion, se hedhja e bojës mbi kokën e ministres Nikolla, ka qenë në kuadrin e Lëvizjes “Për Universitetin”. Ruko tha se prej kohësh ministren e kemi vëzhguar deri sa arritëm qëllimin e lëvizjes. Ajo bëri me dije se bashkë me të, kanë qenë edhe student të tjerë për të mbështetur këtë akt. Ndër të tjera, Ruko tha se është një studente e vitit të dytë Mastër, por për arsye se nuk ka pasur mundësi të paguajë tarifën e vendosur, nuk e ka përfundur ende atë. Specifikisht, ajo theksoi, se nuk ka paguar tarifën e vitit të dytë. Ndërkaq, Ruko tregoi se nuk jam unë e vetme që kam marrë përsipër një akt të tillë ndaj ministres, por është Lëvizja “Për Universitetin”. Sipas saj, ky akt proteste ka ndodhur për shkak të procedurës në të cilën janë përfshirë maturantët këtë vit. “Shumë maturantë janë vendosur në gjendje presioni, kanë shkuar në një degë të padëshiruar, të cilët nuk mundën të studiojnë atë degë që vërtetë kishin dëshirë, madje edhe vendit mund t’i shërbenin më mirë”, tha Ruko.
Anila Basha ka bërë me dije se jam kundër Reformës në Arsim, pasi kjo qeveri kishte një problem të madh, sepse nuk u kuptua kjo reformë. Basha theksoi se është pikërisht faji i kësaj ministre që nuk u kuptua reforma. Por, ajo është ndalur edhe tek komunikimi publik, i pedagogut Arlind Qori, të cilit i tha, se komunikimi juaj nuk ka të bëjë me ligjerimin e një pedagogu.
Duke folur në emisionin Opinion, për ngjarjen që ndodhi tek Piramida , në takimin me studentë nga Shqipëria dhe Kosova, ku ndodhi edhe incidenti me ministren Nikolla, Mark Marku, pedagod në Universitetin e Tiranës ka thënë se ky është një veprim që vjen pas një rezistence të fortë që me qindra studentë kanë bërë kundër miratimit të Reformës në Universitete. Më tej Mark Marku ka thënë se pas këtij skandali, Edi Rama me Pandeli Majkon në atë aktivitet flisnin për ditëlindjen dhe hashashin. “Dalin dy personalitetete politike, që kanë përgjegjësi për jetën e qyetarëve. Mbasi ka ndodhur edhe ky skandal dalin e flasin para studentëve për hashash. Po si mund të flasë një kryeministër para studentëve për hashash, kur në ambientet e Universiteti ndalohet edhe birra. Pra ti legalizon në një bisedë ordinere para qytetarëve shqiptarë . Kjo është arrogancë e pastër, e nuk meriton salcë, por gure”, ka deklaruar Marku.
Armand Shkullaku në Opinion, ka theksuar, se mbyllja e mediave dhe opinioneve të lira në vend, ka çuar në bllokimin e çdo valvule shkarkimi në shoqëri. Sipas tij, prandaj një shkarkim me salcë na tmerron. Shkullaku tha se njerëzit duhen të shkarkohen. Ai ka marrë një paralelizëm me vitet ’96 në Shqipëri, ku qeveria e kohës, bllokoi mediat, burgosi gazetarët, dhunoi artistët dhe opinionistët e kohës, degradoi situatën në vend në atë mënyrë që ndodhi. Ndër të tjera, Shkullaku theksoi se tek ajo protestë nuk është vetëm ligji për arsimin, por edhe ajo drejtoresha e Lushnjes, që bën emërime me lek. “Aty janë edhe mijëra përgjime që kanë bërë mediat ndaj mësuesve, por aty është edhe fustrimi i atyre studentëve që jo vetëm u duhet të marrin një diplomë, por edhe një teserë partie që nesër të futen në punë”, tha ai.
Henri Çili ka theksuar, më tej, se kjo lloj proteste është edhe kundër interesit publik. Çili tha se ajo se çfarë ka ndodhur me arsimin e lartë është se janë mbyllur 18 universitete që kryenin veprimtari të paligjshme, disa filiale shtetërore dhe një akademi shtetërore. Sipas tij, njerëzit nuk mund të gabojnë më, por veprojnë në një mjedis shumë më të ligjshëm për të çuar fëmijët e tyre për të studiuar.