Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Më 9 Shkurt qytetarët e Kosovës u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare. Që prej 11 Janarit në Kosovë ka nisur fushata zgjedhore. Në garë për të formuar qeverinë e re që do të qeverisë vendin janë 28 subjekte politike. Zgjedhjet e këtij viti në Kosovë organizohet në kuadër të një ligji të ri. Votuesit, numri i regjistruar i të cilëve është 2.075.868, mund të votojnë deri në 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik. Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të enjteje diskuton të gjitha zhvillimet kryesore në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Haxhiu tregon fuqinë dhe dobësinë më të madhe të Albin Kurtit, parashikon se me çfarë do ballafaqohet

Deklaratat e Richard Grenell duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti kanë trazuar zgjedhjet në Kosovë. Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve, emisioni “Opinion” ia kishte dedikuar puntatën e sotme kësaj teme.

Ndër të ftuarit ishte edhe analisti Baton Haxhiu, i cili mendon se me këtë deklaratë të Grenellit, Kurti e ka ngritur qëllimisht si një polemikë kundër tij për të treguar një fuqi të vet që përballet me SHBA-në. Por të njëjtën fuqi e sheh si dobësinë edhe më të madhe të Kurtit.

“Grenell habitshëm ka dhënë deklarata këto ditë, për arsye se e di shumë mirë që te një elektoral të ai 50% nuk është shumë i mirëpritur. Ai e di fort mirë. E di realitetin në Kosovë. Kurti qëllimisht e ka ngritur këtë polemikë kundër tij që ta tregojë njëfarë fuqie të vet [që përballet edhe me Amerikën]. Por realisht kjo fuqi e tij është dhe dobësia e tij më e madhe. Për arsye se pas disa ditësh do ballafaqohet me një të vërtetë. Edhe ai është ai emër, Richard Grenell. Ai është numrat”, tha Haxhiu.


Sipas analistit, deklaratat e Grenell nuk ndikojnë mbi rezultatin, por ai ka vendosur një kriter. Dhe ky kriter, sipas tij e madje edhe gazetarit Armand Shkullaku, ka të bëjë me faktin që më pas duke ditur qëndrimin amerikan asnjë parti nga opozita nuk bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.  

Baton Haxhiu: Nuk ndikon, por e ndikon marrjen e pushtetit të tjerëve. Nuk ndikon Grenell që ta vendosë që Kurti të marrë 1 apo 3% më pak. Grenell ka vendos një kriter.

Armand Shkullaku: Vendos që nëse opozita do të kishte ndonjë opsion për të bërë PDK-ja po themi koalicion me LVV, duke ditur qëndrimin amerikan nuk shkon asnjë njeri me Kurtin.

“Është njeri, ka një mendim”, i vetmi moment që Shkullaku ka pasur respekt për Ramën

E vetmja herë që gazetari Armand Shkullaku bie dakord e madje gëzon respekt për kryeministrin Edi Rama! Për qëndrimin e këtij të fundit ndaj rikthimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Njëjtë si kreu i qeverisë, edhe Shkullaku e cilëson Trumpin “një person që me atë pushtet që ka, mund të sjellë rreziqe për njerëzimin”.  


Armand Shkullaku: I vetmi moment që unë kam pasur respekt për Edi Ramën ka qenë deklarata në CNN, kur tha që Trump është turpi i njerëzimit. Nëse ky fiton, etj etj..Mos e dhëntë Zoti!

-Vetëm për këtë je dakord me Ramën?

Ornela ÇuçiËshtë në kontradiksion të plotë me fjalinë që the në fillim. Në fillim fare ti the “kujt ia priste mendja se do të kishte ndryshim të kursit diplomatik?” Pra në momentin që ti ke ndryshim të kursit diplomatik…

Armand ShkullakuNuk e thashë!

Ornela ÇuçiE the, se e kam shkruar.

Armand ShkullakuPo shpjegoj diçka më thelbësore, pse populli i Kosovës që është populli më pro-amerikan…Ata votuan Kurtin, që i futi në konflikt hapur me Amerikën. Pse? Sepse instikti i njerëzve që nuk kanë hipokrizi, këto kompromiset, është ore Amerikën e duam, por nuk ka disa Amerika, ka një. Duam Amerikën, por edhe të drejtën tonë dhe populli e ndjek që e drejta ishte ajo që thoshte Kurti në 2021-in, jo ajo që thoshte Grenell. Ne duhet të merremi me kontentin, a ka rrezik që ky kaubojsi me mënyrën si vepron në mes të fushatës të vijë nesër dhe të heqë një vizë. Ta ndajë Kosovën mes fushatës ose ta fshijë fare?! Edhe Rmaa kur flet për Trump, bën shumë mirë. Se është njeri, ka një mendim. Çfarë rreziku mund t’i sjellë njerëzimit një devijacion si Donald Trump?

“Ti e ke gojën helm…”, Blendi Fevziu i kërkon Baton Haxhiut parashikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Të dielën qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Vota e tyre është vendimtare për të përcaktuar qeverinë e re. Në garë janë 28 subjekte.

Në prag të zgjedhjeve, emisioni “Opinion” në Tv Klan zhvendosi gjithë vëmendjen në Kosovë. Ndërkohë që komentoi gjithë situatën politike në Prishtinë, analisti Baton Haxhiu bëri parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

“Ti e ke gojën helm, kur e thua zakonisht ti qëllon”, tha gazetari Blendi Fevziu teksa ftoi analistin të bënte parashikimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Po flas me deputetë. Albin Kurti do të marrë 42 ose 43 deputetë. Partia Demokratike mund të marrë 26. Lidhja Demokratike që mund të ndryshojë diçka në kohë, sepse janë ende disa vota të fjetura në Vetëvendosje që kanë mbetur nga Vjosa Osmani dhe që Donika Gërvalla mundohet që t’i ruajë, kështu që mund të shkojë në 25 deputetë. Dhe Ramush Haradinaj 10, maksimumi që mund të marrë është 11. 77-78 deputetë mund që të marrë opozita”, tha Haxhiu.

Duke dhënë një shpjegim për rezultatet në bazë të deputetëve që do të kishte çdo parti, Baton Haxhiu tha se një ndikim për koalicionin për të formuar qeverinë ka dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kreu i saj Lumir Abdixhiku është shprehur se nuk është i gatshëm që të bëjë qeveri nëse nuk del i dyti.

“Kemi një deklaratë të Lidhjes Demokratike që nuk bën qeveri nëse nuk është e para. Momentalisht vetëm Lumir Abdixhiku nuk është i gatshëm që të bëjë qeveri nëse nuk del i dyti. Nëse del i dyti qeveria është e përfunduar”, tha Haxhiu.


Haxhiu tregoi dhe se si e shikonte ai kombinimin e qeverisjes në Kosovë.

Blendi  Fevziu: Në fakt ti si e shikon të nesërmen më the 40, 42 ose 43 Vetëvendosja apo jo? Nga 40 në 43 apo jo?

Baton Haxhiu: Jo 40.

Blendi Fevziu: Nuk i fiton më shumë se 40 apo jo?

Baton Haxhiu: Jo, jo. 40 ose 43 deputetë.

Blendi Fevziu: Si e shikon kombinimin e qeverisjes? Në Kosovë thua ti beteja bëhet kush del i dyti?

Baton Haxhiu: Po! Vetëvendosja vetëm një parti nuk e dëshiron që të jetë e dyta, Lidhjen Demokratike!

Blendi Fevziu: Po, të jetë PDK-ja e dyta?

Baton Haxhiu: Pastaj është Grenelli./tvklan.al