Të ftuar:
Aldo Bumci,
Eduard Shalsi
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se nuk ka ndodhur kurrë që Policia e Shtetit të filmojë protestuesit për të indentifikuar militantët e PD-së. Bumçi tregoi se policia ka dalë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në protestë sepse do të ketë trazira. Sipas tij, kjo është e patolerueshme, pasi ata nuk janë pjesë e PS-së dhe kërcënimi që iu bë atyre duke iu deklaruar se do t’i filmonin, arrestonin dhe do i ndiqnin penalisht. Ai theksoi se për çfarë arsye janë filmuar, për të identifikuar militantët e PD-së, ndërsa theksoi se këta harrojnë parcelat e drogës të mbjellura në të gjithë Shqipërinë.
Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” në fillim të fjalës së tij theksoi se deputeti i PD-së Aldo Bumçi nuk mund të merret seriozisht, duke marrë shkas nga ato që thotë në studio në lidhje me protestën e opozitës zhvilluar ditën e sotme. “
Nga protesta e filluar në shkurt, dy muaj më pas, janë zgjedhjet e përgjithshme. Por çfarë janë zgjedhjet? Zgjedhjet, shkon një palë, por shkon dhe pala tjetër për t’u ballafaqur se çfarë ka bërë njëra palë dhe çfarë tjetra. Më pas është populli që gjykon dhe thotë se kush ka të drejtë. Në 18 qershor, nuk do të flasim ne, as nuk do të flasin ata, por do të flasi populli
”. Sipas Shalsit, populli ka kërkuar reformën në drejtësi, pra nuk ka shtet demokratik dhe as Shqipëri në Europë pa reformën në drejtësi.
Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi ka deklaruar se reforma në drejtësi dhe data e zgjedhjeve të përgjithshme është e panegociueshme në tryezën e bisedimeve me opozitën në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Sipas tij, figura të rëndësishme të skenës politike europiane kanë ardhur në Shqipëri dhe janë shprehur, po ashtu edhe institucionet kanë folur. Shalsi theksoi se i fundit është edhe DASH, i cili nënvizon:
se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se në Kavajë, me datë 7 maj, nuk do të ketë zgjedhje. Bumçi e argumenton me faktin se PS është bërë palë me krimin dhe në atë qytet nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën në aleancë me krimin dhe drogën. Ai theksoi se Edi Rama duhet të tërhiqet, të krijohet një qeveri teknike dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përndryshe, – tha Bumçi- Edi Rama në vitin 2017 nuk ka zgjedhje tjetër, përveç këtij akti.