Këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan u fol në lidhje me reportazhin më të fundit të Rai-t. Në këtë episod të emisionit italian ishte përfshirë edhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar Ramën se koordinon krimin dhe i pret në zyrën e tij.
Për të folur pikërisht në lidhje me këtë gjë ishte deputeti socialist Eduard Shalsi.
Ky i fundit u shpreh për Ahmetajn se ndoshta hyn tek ata njerëz që u shqetësua kur Rama në fillim të marrjes së pushtetit u shpreh me fjalinë “nuk keni parë gjë akoma”.
Shalsi tha se kanë qenë të shumtë brenda PS-së që nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte kryeministri kur tha atë fjali.
Sipas Shalsit, Ahmetaj mund të kishte dëshmuar dhe ishte ballafaquar me drejtësinë dhe jo të dilte me kamera të fshehta.
Blendi Fevziu: Akuza e Ahmetajt që Rama koordinon krimin dhe i pret në zyrën e tij?
Eduard Shalsi: Unë jam që nga 2004 që punoj dhe disa vite kam qenë ngushtë me Edi Ramën. E njoh mirë punën. E njoh mirë vullnetin, por ndoshta ky person hyn tek ata që kur Edi Rama shprehu “nuk keni parë gjë akoma” u shqetësua opozita. Në fakt një pjesë brenda nesh nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte sepse realisht një pjesë abuzoi me pushtetin. Në rastin konkret një njeri i cili mund të kishte dëshmuar, ballafaquar me drejtësinë. Të shkonte, të fliste aty ku duhet të fliste. Por me kamera të fshehta sinqerisht as nuk më ngjall interes…/tvklan.al