Të ftuar:
Armina Mevlani,
Blerina Gjylameti,
Irena Kita,
Marcela Lati,
Valbona Selimllari,
Silvi Caka,
Monika Lubonja,
Lediana Fratari
Teksa sonte në emisionin “Opinion” është duke u diskutuar për femrat e bukura dhe të suksesshme, me një panel prej 8 tetë figurash të cilat janë të njohura për publikun, ka patur edhe një batutë nga vetë drejtuesi i emisioni.
Blendi Fevziu tha se atë nuk e ka ndihmuar asnjëherë bukuria në karrierën e tij, e cila duhet thënë është ndër më të suksesshmet në fushën e gazetarisë: “Gjithmonë dilemë e kam patur këtë kur shihja gazetarët, i ndihmon paraqitja e jashtme apo jo? Mua të shkretit s’më ndihmoi kurrë bukuria, nuk dola i bukur”, është shprehur Fevziu me të qeshur.
Deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në emisionin “Opinion”, ka rrëfyer se pse është bërë pjesë e LSI-së, dhe arsyeja është se ajo është nga Skrapari, nga i njëjti vend me ish kreun e Ilri Meta. Një arsye kjo që e kanë pjesa më e madhe e antarëve në këtë parti.
Më tej ajo ka treguar një histori interesante kur ka hyrë në Parlament. Në fillim atë nuk e njihnin deputetët dhe Caka kishte rastisur të ishte në krahë të deputeti Dashamir Shehi, i cili sipas asaj që tregoi në studio Caka ishte zgjatur tre herë dhe po e shikonte, pasi nuk orientohej dot, sepse nuk e kishte parë asnjëherë atë si fytyrë dhe në fund e kishte pyetur “deputete je ti”.