Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjyalameti gjatë seancës së sotme përlamentare tha se opozita mos të ëndërrojë se do të fitojë duke bërë gjyqe publike ndaj kolegëve të mazhorancës.
Gjylameti tha se këtu nuk ka mbetur më logjikë pas fyrjeve e linçimeve që bëhen në sallën e parlamentit nga opozita.
Blerina Gjylameti: Ditë e rëndësishme sot dhe një moment historik për të bërë të mundur një angazhim që kemi ndër vite, që çdo shqiptari që jeton jashtë t’i jepet mundësia e votës. Ndërkohë dëgjohet çdo gjë këtu nga linçmi, nga fyerja, nga cënimi, nga targetimi, nga gjyqi publik i gjithkujt nga kolegëve të opozitës përkundrejt çdo kolegu të mazhorancës me idenë se do të tërhiqemi, me idenë se do të ulemi nuk do të flasim dhe të vijë kjo nga ata që me zë të lartë kanë brohoritur për të drejtë fjale, kanë brohoritur për shtet të së drejtës, kanë brohoritur për shtet demokratik, për shtet ligjor, është pikërisht t’i thuash logjikës “Ik edhe…”, se s’ka më vend logjika këtu. Unë një gjë nuk e kuptoj flasin për ëndrra, edhe dikush mund të thotë ëndrra janë edhe dalin. Ndërkohë nëpërmjet linçimit të kolegëve, nëpërmjet gjyqeve publike të mendoni se ëndrrat do ju dalin.
/tvklan.al