Komedia e autorit kanadez, Norm Foster, “Fundjava”, u vu në skenën e Teatrit Kombëtar për dy netë radhazi për publikun kryeqytetas.

Të qeshurat nuk munguan, po aq sa edhe mesazhet e dhëna përmes humorit të hollë. Guximi për të qenë të lirë, por edhe hipokrizia në çdo marrëdhënie janë dy shtyllat kyçe mbi të cilën zhvillohet vepra.

Për dy orë në skenë u portretizua jeta e dy çifteve që edhe pse janë miq, marrëdhënien e tyre e mbështjellin shumë të pavërteta.

Kjo komedi e rikthen aktoren Monika Lubonja në skenë pas 10 vitesh mungesë, dhe aktorin Klodian Hoxha nga projektet filmike në skenë.

Shfaqja “Fundjava” do të rikthehet sërish në teatrin kryeqytetas pas vitit të ri, dhe do të udhëtojë edhe në teatrot e qytetit të Durrësit, Vlorës, Shkodrës etj.

Tv Klan