Të ftuar:

Isuf Shehu,

Redi Shehu,

Mustafa Nano,

Fahri Balliu,

Artur Zheji,

Tomor Alizoti

Gazetari Fahri Balliu të hënën duke folur për vendimin e Donald Trump për Jeruzalemin, deklaroi se është një vendim i marrë me vonesë.

Balliu u shpreh se Trump e mori 186 vjet me vonesë nga vendimi që ka marrë djali i Mehmet Aliut, Ibrahimi i Kuq që ishte dhe pushtuesi i Jeruzalemit, por që ftoi europianët që të shkojnë dhe të hapin konsullatat.

Në lidhje me harmoninë mes besimeve fetare, ai tregoi edhe historinë e vendit më të shenjtë të krishtërimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, e cila ruhet nga dy familje myslimane.

Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Vendimi i Trumpit është marrë 186 vjet me vonesë nga vendimi që ka marrë djali i Mehmet Aliut, Ibrahimi i Kuq që ishte pushtuesi i Jeruzalemit dhe ftoi europianët të hapnin konsullatat.

E dyta, është se vendimi i Trumpit tregon cilësinë e lartë diplomatike dhe vendimarrëse dhe të një modeli të ri të drejtuarit dhe të konceptuarit të diplomacisë, për t’iu përgjigjur faktit

”,-tha Balliu.

 

Tomor Alizoti të hënën ka deklaruar se vendimi i marrë nga Donald Trump për Jeruzalemin është një hap i madh elektoral dhe një zgjidhje politike brenda Amerikës.

Alizoti tha se një nga arsyet më themelore pse Trump mori një vendim të tillë është për shkak të një numri të madh votuesish që janë besimtarë radikalë.

Sipas tij, është një e pesta e popullsisë amerikane, ndërsa 80 për qind e tyre kanë votuar Donald Trump.

Ai tregoi se Trump bëri një zgjidhje elektorale, pasi ata e konsiderojnë Izraelin një vend të shenjtë.

Amerika është shumë fetare, republikanët dhe një pjesë e madhe e tyre që kanë votuar Trumpin, mund të them pa frikë se janë radikal fetarë

”,-tha Alizoti.