Udhëheqësi i opozitës gjermane Friedrich Merz ka deklaruar se diskutimet e mëtejshme mbi politikën duhet të presin derisa të mbahet votëbesimi i Scholz më 16 Dhjetor.

“Ne nuk kemi besim në këtë koalicion apo çfarë ka mbetur prej tij. Pas votebesimit mund të flasim për vendime të përbashkëta”.

Olaf Scholz, tanimë po përballet me thirrje brenda socialdemokratëve për të hequr dorë dhe për të lënë ministrin e tij të mbrojtjes Boris Pistorius të udhëheqë partinë e qendrës së majtë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Scholz, ka thënë se dëshiron të kandidojë për një mandat të dytë dhe krerët e SPD-së këtë javë e mbështetën individualisht ofertën e tij për rizgjedhje.

Megjithatë, vendimi përfundimtar ka të ngjarë të shpallet në një kongres partie në Janar. Në një sondazh rreth 58% thanë se mbështesin Pistorius si kandidat për kancelar krahasuar me vetëm 30% për Scholz.

Klan News