Qeveria Kurti ka dështuar në dialogun me Serbinë. Ky është qëndrimi i partive opozitare në Kosovë të cilat kritikojnë kryeministrin për bisedimet në Bruksel. Driton Selmanja nga LDK thotë se Kurti po e përdor dialogun vetëm për të grumbulluar vota
Sipas Selmanajt kreu i qeverisë Kosovare e ka rënduar pozitën e vendit.
Të mërkurën u zhvillua takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Edhe nga ky takim nuk pati rezultat pasi sipas Borrell gjatë bisedimeve Kurti vendosi tri kushte që nuk u pranuan nga kreu i shtetit serb.
Klan News