Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit me debat parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiç.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë se prapa “marrëveshjes së fshehtë” mes Kusari-Lilës e Radoiçiçit qëndron kryeministri Albin Kurti. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që t’i hetojë përgjimet e publikuara.

Deputetët kanë kërkuar nga Kusari-Lila t’i publikojë fotografitë e “ish-zyrtarëve shtetërorë “ siç pretendon ajo, në vilën e Radoiçiçit.

Në seancë ishin të pranishëm ish-deputetët e Vetëvendosjes, përfshirë edhe deputeten Drita Millaku e cila zyrtarisht sot ka kaluar në LDK. Në përgjimet e bisedave të publikuara ndërmjet Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radoiçit, i kërkohen këtij të fundit votat e deputetëve të Listës Serbe.

Tv Klan