“Gjendje mjerueshme, Kurti po jeton në një botë paralele”

Shëndetësia është një tjetër fushë, të cilën sipas opozitës në Kosovë, qeveria ka dështuar ta mirëmenaxhojë. LDK, PDK e AAK thonë se dështimet lidhen edhe me mungesën e investimeve kapitale dhe keqpërdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore.

Armend Zemaj: Nuk ka strategji për shëndetësi, ka keqpërdorime dhe abuzime me barna, ka futje të duarve të grupeve kriminale farmaceutike të përkrahura nga kjo Qeveri në listën esenciale të barnave dhe ka dëmtim të shëndetit publik.

Bekim Haxhiu: Gjendja në shëndetësi është e mjerueshme, kryeministri Kurti po jeton në një botë paralelë por më së miri do të thotë këto deklarime dhe mashtrime të tij të rrejshme i sheh qytetari i Kosovës dhe pacientët çdo ditë në spitale tona dhe e sheh çfarë mjerimi është dhe çfarë degradimi në sektorin e shëndetësisë.

Shemsedin Dreshaj: Në fushën e shëndetësisë ka mangësi të shumta si në aspektin menaxherial, si në aspektin e furnizimit, si në aspektin e vijueshmërisë së punës.

Por përkundër deklarimeve të opozitës, vetëvendosja në pushtet thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit ka shtim të investimeve në këtë sektor, përmirësim të infrastrukturës në klinika dhe rritje të pagave për mjekët.

Tv Klan