Opozita nisi paraditen e së hënës bojkotin e pjesshëm të komisioneve parlamentare, si pjesë e aksionit të saj të mosbindjes civile, për shkak të burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane, ku është diskutuar për draft-pozicionin negociues për grupimin e parë të kapitujve “Themelorët”, për negociatat për anëtarësimin në BE. Që në nisje të mbledhjes së komisionit Jorida Tabaku kritikoi punën e qeverisë, ndërsa tha se PD mbështet avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Kjo deklaratë e saj shkaktoi reagimet e mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi e cilësoi deklaratën e Tabakut politike.
Deputeti Edi Paloka, pas deklaratës së bërë në mbledhjen e Komisiont sqaroi se ai dhe kolegët opozitarë nuk do të marrin pjesë në komisionet parlamentare deri në një vendim të grupit parlamentar për raportet me Parlamentin. Ai njoftoi edhe një këkesë për ngritjen e një komisioni të ri në Kuvend për zbulimin e lidhjeve të politikës dhe zyrtarëve me krimin.
Opozita ka lajmëruar një protestë mbarë kombëtare më 7 tetor në orën 18:00 që do të nisë para Kryeministrisë dhe do të shpërndahet në të gjitha rrugët.
Klan News