Partia Demokratike protestoi këtë të shtunë para kryeministrisë në tubimin e lajmëruar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, që për demokratët është censurë kundër fjalës së lirë.

Në vend të figurave të PD-së, fjalimet në këtë tubim u mbajtën nga të rinj e të reja të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët shprehën kundërshtimet e tyre kundër mbylljes së TikTok.

Të rinjtë demokratë veç fjalës janë përpjekur që të përcjellin mesazhin e tyre edhe nëpërmjet pankartave.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha vetë nuk mbajti fjalim, por e dha mesazhin e tij në prononcimin për gazetarët pas mbylljes së tubimit.

Protesta ka zgjatur rreth për rreth 60 minuta dhe përfunduar pas asnjë incident.

Klan News