Për trajnerët pritet një mbyllje e nxehtë e sezonit. Pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha të Serisë A po shkojnë drejt ndryshimit të trajnerit.
Përveç Interit, me të gjitha të panjohurat që kjo sjell për Simone Inzaghin nëse ai do të dështonte në arritjen e ndonjë prej objektivave të shumtë për të cilët është në garë, të gjitha skuadrat e mëdha po shkojnë drejt një revolucioni teknik.
Atalanta, Milani dhe Roma me siguri do të kenë një trajner të ri. Gasperini ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në vitin 2026 dhe klubi i Bergamos nuk ka ndërmend të rinovojë. Do të jetë një divorc dhe pasues pritet të jetë Tudor. Nga kjo situatë do të përfitonte Roma, që është gati për të larguar Claudio Ranierin.
Milani do t’i japë lamtumirë Sergio Conceiçao pas disa muajsh. Kontrata i lejon kuqezinjtë ta bëjnë këtë pa shpenzime financiare.
Vështirësia e emrave për zëvendësimin e tij tashmë ka nisur dhe përfshin të gjithë spektrin taktik, duke filluar nga Allegri te De Zerbi. Në realitet ekziston gjithmonë ajo shpresa e pakët për të marrë trajnerin që ëndërrojnë tifozët: Antonio Conte. Gjithçka do të varet nga vullneti i trajnerit aktual të Napolit.
Dhe pastaj është Juventusi. Nuk ka gjasa që Thiago Motta të qëndrojë pas shumë zhgënjimeve në muajt e fundit. Projekti, të cilit torinezët i besuan vetëm pak muaj më parë, konsiderohet i dështuar jo vetëm për rezultatet, por edhe për menaxhimin e grupit dhe lojën.
Kjo është arsyeja pse, edhe nëse arrijnë një vend në Champions League, bardhezinjtë janë të orientuar drejt ndryshimit të trajnerit. Në garë janë dy emra, Pioli dhe De Zerbi, me të parin favorit për karakteristikat teknike, eksperiencën dhe të shkuarën si lojtar te Juventusi.
Klan News