Një kafene në një qytet të vogël në Australi po shpreh përkrahjen për Ukrainën duke zbatuar një tarifë shtesë për pijet amerikane. Fitimet nga këto tarifa do të shkojnë për vendin e shkatërruar nga lufta.
Pronarët e kafenes australiane Adrian Sykes dhe Jan Giles ndoqën me vëmendje takimin e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij amerikan i cili u shoqërua me tensione.
Në shenjë solidariteti, çifti prezantoi një tarifë shtesë për të gjitha pijet amerikane në kafenenë e tyre në Uellsin i Ri Jugor.
“Ne thjesht ndjemë se duhej të bënim diçka që mund të jetë e vogël, të përpiqeshim të ndihmonim popullin e Ukrainës. Sidomos pas asaj që kanë kaluar dhe mënyrës se si Trump dhe Vance e trajtuan Zelenskyn”, tha pronari i kafesë Adrian Sykes.
Pronarët e kafenesë thonë se mbështetja nga komuniteti ka qenë shumë pozitive dhe qyteti me qindra banorë ka mbledhur mbi 2,000 Dollarë deri më tani.
Çifti nuk ka në plan të heqë tarifën shtesë derisa qëndrimi i Trump ndaj Ukrainës të ndryshojë.
Klan News