Në kryeqytetin e Nigerisë në Lagos, një 29-vjeçarje e ka kthyer hobin e saj të fëmijërisë në një ndërmarrje të suksesshme, duke krijuar këpucë të veçanta me grep.

Ifunanya Nwakwudo nënë e tre fëmijëve, filloi punën me grep kur ishte e vogël.

“Kur isha në shkollën fillore punova me grep, e përdorim për të bërë kapele, çanta, kështu që kështu fillova të realizoj thurje të ndryshme”, u shpreh artizanja Ifunanya Nwakwudo.

Në vitin 2021, njohu potencialin e saj në industrinë e këpucëve.

“Në fillim e kisha vetëm pasion, vetëm për ta argëtuar, sa herë që isha e lirë merresha me këto punime. Nuk kam besuar kurrë se mund të fitoja para nga thurja me grep”, tha Nwakwudo

Ajo thotë se përpiqet të jetë e kujdesshme në përzgjedhjen e materialeve në mënyrë që produktet e saj të jenë gjithmonë me cilësi.

“E mira është se ngjyra nuk ndryshon pasi mbetet e njëjtë, pavarësisht sa vite i mbani këto këpucë dhe lahen, mund ta lani me ujë, asgjë nuk do t’ju ndodhë”, tha Ifunanya Nwakwudo.

Klientët që vijnë janë të shumtë dhe i pëlqejnë punimet.

“Më pëlqejnë shumë këto sepse përshtaten shumë mirë në këmbën time, madje mund ti vesh kudo, janë shumë të mira, më pëlqejnë”, u shpreh Nwakwudo.

29-vjecarja synon të zgjerojë biznesin e saj në vitet e ardhshme.

“Plani im për 10 vitet e ardhshme është që të kem studion time ku do të mësoj punimet me grep për ata që kanë dëshirë, dua të kem ambientet ku do të ekspozoj produktet e mia dhe ku do t’u ofroj  vende pune edhe njerëzve të tjerë”, shtoi Nwakwudo.

Nwakwudo mund të prodhojë një ose dy palë në ditë, në varësi të dizajnit. Deri më tani ajo ka bërë mbi 100 palë për klientë të ndryshëm.

Klan News