Apple do të nxjerrë  një aplikacion të ri, Passëords që do të prezantohet në Worldwide Developers Conference më 10 qershor, raporton Bloomberg.

Aplikacioni do të ruajë të dhënat e hyrjes në platforma të ndryshme dhe do të jetë pjesë e versioneve të përditësuara iOS 18, iPadOS 18 dhe macOS 15. Aplikacioni do t’i kategorizojë të dhënat në sektorë si llogaritë, rrjetet Wi-Fi dhe ‘passkey’.

Ai do të lehtësojë hyrjen e përdoruesve në faqe interneti dhe programe të ndryshme.

Sistemi i ri mbështetet në Keychain, sistemin e iCloud që ruan fjalëkalimet e përdoruesit dhe të dhëna të tjera të rëndësishme që mund të shpërndahen në mënyrë të sigurt mes pajisjeve.

Më parë, ky opsion ndodhej në cilësimet e Apple ose shfaqej kur përdoruesi përpiqej të hynte në një faqe interneti. Tani është një aplikacion i dedikuar që ruan fjalëkalimet dhe mbron pajisjet.

Përdoruesit që kanë pajisjen Apple Vision Pro dhe kompjuterë Windows, gjithashtu do të mund ta përdorin./tvklan.al