Pagat e nënpunësve civil të Bashkisë do të unifikohen me pagat e administratës qendrore. Ky është vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të cilin nënkryetari i kësaj Bashkie, Andi Seferi u shpreh se janë përfitues mbi 5 mijë punonjës.

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Janë rreth 5 mijë punonjës të Bashkisë Tiranë nga 10-23% të pagave të tyre. Që nga specialistët brenda bashkisë duke filluar nga administra e njësive administrative tek 24 njësitë është 3 lagjet që janë në kryeqytet, shofera, janë punonjës mirëmbajtje, të pastrimeve. Është bërë një shtim në pagat e tyre i motivuar për vështirësitë e kushteve të punës prej 4 mijë Lekë. Ndryshon edhe paga e edukatoreve të çerdheve, unifikohet me edukatoret e kopshteve.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe përllogaritja lidhur me vjetërsinë e punës.

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Krahas llogaritjes së pagave ishte edhe përllogaritja e formulës së daljes në pension dhe vjetërsisë së punës, që ishte një arritje e madhe. Për 10 vitet e para llogaritet 6%, për 10 vitet e dyta 8% dhe 10% për 20-30 vite që është një shtesë goxha e madhe.

Ky vendim është pritur mjaft mirë nga të gjithë punonjësit e Bashkisë Tiranë, pasi rritja e pagave të tyre është e konsiderueshme krahasuar me pagat e mëparshme.

Klan News