Nga e njëjta skenë, nga e njëjta mbrëmje ata do t’i këndojnë të njëjtit publik. Lirika, rroku dhe popi bëhen bashkë në një koncert, jo vetëm për të mbyllur një vit artistik por edhe për të marrë nga publiku i njëri-tjetrit. Është vetëm fillimi i krijimit të një tradite, të një koncerti mes artistëve të gjinive të ndryshme në muzike, jo e panjohur në skenën shqiptare.
Në rastin shqiptar, Armando Lika do të jetë në duet me Renis Gjokën, Armaldo Kllogjeri me Juliana Pashën apo Vikena Kamenica me Kamela Islamajn.
Skaleta e koncertit, ku muzika do të luhet drejtpërdrejt do të përmbajë edhe koreografi të reja.
26 Dhjetori do të jetë në Pallatin e Kongreseve, mbrëmja e yjeve të opera përballë atyre të popit.
Tv Klan