Duke folur për artistët e rinj që performuan ditën e djeshme në skenën madhështore të Pallatit të Kongreseve në Kënga Magjike, muzikanti dhe ish-anëtari i juristë zbuloi emrin që e bëri për vete. Ajo është në kategorinë “New Artist”, por zëri, vokali dhe zotërimi i skenës e bëri për vete ‘kritikun’ e artistëve të rinj. Bëhet fjalë për Irisin. Sipas Arben Skënderit ajo kishte të gjitha elementët që i duheshin një artisteje.

“Ajo që kam më ka rënë pak në sy deri tani, aq sa kam ndjekur unë është që ne vazhdojmë të kemi vokale shumë të spikatura, shumë mira. Po përmend një përshembull, Irisi që më bëri shumë përshtypje edhe në stil. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte pikërisht eleganca skenike, loja skenike, mundësia për të sjellë një material të përjetuar, jo vetëm të këndoj një këngë dhe po iki. Të gjithë elementët që i duhen një artisti, kur merr pjesë në një spektakël dhe këta elementë ishin të gjithë këtu brenda, të gatuar bukur. Sigurisht që ajo ka një vokal që unë e preferoj shumë, zëri, menaxhimi i të gjithë faktorëve kur je në skenë, por këto karakteristika i pashë dhe tek të tjerë dhe kjo më bëri përshtypje. Tek këta të rinj shikoja angazhimin e orëve të punës, sepse ajo ndjehet në skenë, me prova, me preokupim profesional.”

Ajo që i kishte tërhequr më shumë vëmendje Arben Skënderit ishte diferenca mes artistëve të rinj dhe atyre “Big”, duke mos kursyer as kritikat më të ashpra për këta të fundit. Marrë shkas nga kjo, ai i drejtoi dhe një këshillë artistes së re që e kishte mahnitur, duke e sugjeruar që të ndiqte modelin e duhur.

Vazhdon të më bjerë në sy diferenca mes “New Artist” dhe “Big”, që ka një diferencë shumë të madhe mes asaj që po thoja pak më parë. Po ka një diferencë shumë të madhe, nganjëherë ka një kategori këngëtarësh që qëllimin e kanë që të bëhen “Big”, pastaj çfarë ndodh se nuk e kuptojnë se kjo puna e “Big” është vetëm një klasifikim për të treguar një nivel karriere në fillim, pra që t’i ke një angazhim të caktuar, një qëndrueshmëri në karrierë dhe bëhesh “Big” nëpërmjet formateve të vlerësimit që ne i dimë. Këta të rinj kur futen në këtë sistem ka një qëllim që të bëhen “Big” në vetvete, por dhe “Big-ët” aktualë, brenda kornizës së konkurrimit kthehen në modele. Dëgjova një vajzë, Kanita, nuk e njoh nga afër, dhe meqë përmenda dy emra do i thoja Irisit që merr një model ose çfarë të duash, por mos u bëj si Kanita, kishte probleme. Në fund të ditësh të përjashtosh spektaklin live është një luks për publikun, por dhe për ata që e bëjnë dhe nuk duhet ta çosh dëm duke mos kënduar dot më live kur bëhesh “Big”. Pra kur them live unë flas për probleme intonative dhe jo ta kesh mendjen tek fustani apo a dal bukur në kamera, ndërkohë që je aty për të kënduar dhe komunikuar nëpërmjet këngës. Kjo është gjithë çështja.”/tvklan.al