Kërcënimet e Donald Trampit për ndërhyrje ushtarake, bënë që Panamaja planifikojë tërheqjen nga përfshirja në nismat e Kinës.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio mori garanci për këtë nga Presidenti i vendit amerikano-latin Hoze Raul Mulino gjatë vizitës në kryeqytetin e Panamasë.
Rubio ia bëri të qartë autoriteteve vendase se do të merren masa të ashpra nëse Panamaja rinovon pjesëmarrjen në nismën kineze të investimeve “Brez dhe Rrugë”, pjesë e të cilës është që prej vitit 2017.
Rubio vizitoi edhe kanalin që vetë amerikanët e hapën në fillim të shekullit të 20 për të shkurtuar ndjeshëm rrugëtimin e anijeve tregëtare amerikane nga paqësori në atlantik.
Kjo rrugë e rëndësishme iu dorëzua Panamasë në 1999-ën, e shoqëruar edhe më një traktat që garanton kalimin e lirë të anijeve amerikane.
Pasi u rizgjodh President, Tramp ngriti shqetësimin se Panamaja po hidhte hapa me nxitjen nga Kina për të prishur traktatet e mëparshëm, ndaj dhe kërcënoi me ndërhyrje ushtarake për rimarrjen e kontrollit.
Tv Klan