Qytetarët dhe bizneset në vendin tonë kanë patur një qëndrueshmëri në aftësitë paguese gjatë Janarit të këtij viti, kjo referuar uljes së kredive me probleme.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, huatë me probleme kanë zbritur në 4.12% në Janar, nga 4.17% që ishin në Dhjetorin e vitit të kaluar. Ky eshte niveli më i ulët i regjistruar që prej vitit 2014 duke treguar qe këstet e kredive janë paguar në kohë si nga bizneset gjithashtu edhe nga qytetarët.

Referuar shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në vlerësimin vjetor norma e kredive me probleme ka rënë me 0,76 pikë përqindje.

Pak muaj me pare Banka e Shqipërisë, në kuadër të politikave lehtësuese uli normën bazë të interesit në 2.75%.

Nga ana tjetër, referuar këtij institucioni, pagesat bankare në distancë “home banking” u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024 sipas të dhënave zyrtare. Sipas këtij institucioni, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë të tilla.

Ndërsa e përkthyer në vlerë monetare, vlera totale e veprimeve të bankingut në distancë për 2024 arriti në 2.39 trilionë Lekë me një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2023. Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%

Klan News