Për trajnerin Simone Inzaghi, lojtarët e Interit duhet që të jenë krenarë që po luftojnë për disa kompeticione në këtë fazë të sezonit.

Zikaltrit do të presin Feyenoord në Milano, në sfidën e kthimit në të 16-at e Ligës së Kampioneve, pasi takimi i parë u mbyll 2-0 në favor të italianëve.

Më 16 Mars, zikaltrit do të ndeshen me Atalantën e vendit të tretë në Serie A, ndërsa aktualisht kryesojnë renditjen.

 Interi është edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku rival ka Milanin.

“Jam i fokusuar te takimi ddnaj Fejnordit. Do të pëballemi me një ekip që e kemi mundur 2-0 në takimin e parë, por ne vijmë nga ndeshja ndaj Monzës, ku u pa se nëse nuk je i përqendruar dhe agresiv, situata komplikohet. E sidomos në Ligën e Kampioneve. Jemi krenarë për çfarë kemi bërë. E dime se duhet të vazhdojmë të fitojmë gjithçka”.

Dëmtimi më i fundit te zikaltrit është ai i Piotr Zielinski-t, ndërsa ka gjasa që kundër holandezve në stol të lihen Lautaro Martinez dhe Stefan de Vraj.

Sfida të tjera të së martës në të 16-at e Lifgs së Kampioneve do të jenë Barcelona-Benfika, me katalanasit që e fituan 1-0 ndeshjen e parë, Bajer Leverkusen-Bayern Munchen, me ekipin e Xhakës që është në disavantazh me tri gola dhe Liverpul-PSG, me anglezët që fituan në Paris 1-0.

Klan News