Provimi në takimin e parë është kaluar me sukses nga Kristjan Asllani. Shqiptari qëndroi për 81 minuta në fushë kundër Feyenoord, rol që pritet ta ketë sërish.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, 23-vjeçari do rrëmbejë fanellën e titullarit edhe në duelin e kthimit përballë holandezëve.
Duke iu referuar seancave të fundit stërvitore dhe ngjeshjes së kalendarit, tekniku Simone Inzaghi do kryejë rotacion për tre futbollistë.
Nga stoli janë disa emra të mëdhenj si Lautaro dhe Calhanoglu, duke i lënë hapësirë Thuramit dhe Asllanit.
Turku dha shenja të shkëlqyera dhe në nivel fizik, gjithsesi do ulet në pankinë për t’i lënë hapësira Asllanit. Edhe në sulm, Taremi do jetë risia.
Një rotacion që natyrisht i shkon për shtat teknikut Inzaghi. Inter luan takimin e 42 sezonal kundër Feyenoord në Champions League, me një epërsi prej dy golash.
Ndërkaq, e 18-ta për vitin 2025 me një mesatare prej një ndeshje çdo 3.6 ditë.
Pushimi për shkak të kombëtareve do të jetë një mundësi frymëmarrje për zikaltërit, pavarësisht faktit që shumica prej futbollistëve do të kenë detyra ndërkombëtare.
Klan News