Papa Françesku ka kaluar një tjetër natë të qëndrueshme në spitalin Gemelli të Romës. Siç njoftoi Selia e Shenjtë, shëndeti i tij nuk ka patur luhatje, por vijon të jetë në gjendje kritike.

88-vjeçari ndodhet i shtruar në spital prej 14 Shkurtit, pasi u diagnostikua me prenumoni të dyfishtë, të shkaktuar me shumë gjasa nga virozat stinore.

Të dielën, mjekët thanë se ai pati edhe insuficiencë renale. Gjendja e tij u përkeqësua të shtunën kur pësoi krizë frymëmarrjeje. Pritet që Papa të qëndrojë për disa kohë në spital, por gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e paparashikueshme.

Tv Klan