Moise Kean ngjalli panik në sfidën mes Hellas Veronës dhe Fiorentinës. Sulmuesi pësoi një çarje në vetull, pas një përplasje të fortë në fushë.

Gjakderdhja ishte e madhe, ndërsa italiani u largua nga fusha me barelë, për tu transportuar me urgjencë në spital.

Megjithatë, Fiorentina ka njoftuar se lojtari është larguar nga spitali dhe është rikthyer në Firence. Gjendja e Kean është e stabilizuar dhe frika ka kaluar.

Mbetet të shihet nëse do të jetë gati për të luajtur në fundjavë apo do i duhet pak pushim. /tvklan.al