Sipas MeteoAlb, territori shqiptar paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant gjatë gjithë pardites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë gjatë natës kur pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët në Pukë deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Fier dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 5 ballë./tvklan.al