Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë territorin shqiptar, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Jugore.

Ndërsa pjesërisht në Qendër dhe në Veri të territorit vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohëshme, duke sjell në këto zona momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim deri në 4 ballë. /tvklan.al