Nëse doni të shëtisni në këtë park në Japoni, duhet të ecni në majë të gishtave.
Parku me madhësi sa katër fletë në prefekturën Shizuoka në Japoni është shpallur si më i vogli në botë, ka deklaruar Guinness World Records.
Edhe pse ka një madhësi 0.2 metra katrorë, hapësira rekreative ka një stol të krijuar nga një copë druri mbi një gur dhe rrethohet nga një shkurre. Nga larg, mund të ngatërrohet lehtësisht me një bonsai, artin japonez të pemëve të vogla.
Parku është fare pak larg qendrës së qytetit Nagaizumi, rreth 68 milje në jugperëndim të Tokios.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mill Ends Park në Portland, Oregon që frymëzoi rivalin japonez i cili mori titullin zyrtar ditën e martë.
Kur një vendas ishte me pushime në SHBA, “gjeti rekordmbajtësin e mëparshëm për parkun më të vogël”, tha Shuji Koyama nga sektori i ndërtimit të qytetit. “Kështu që donin të krijonin një park edhe më të vogël”.
Vendasit i janë referuar që prej vitit 1988 si parku më i vogël në botë, pavarësisht se nuk njihej ende zyrtarisht. Për të marrë titullin Guinness, zyrtarët e Shizuoka sollën një vëzhgues të certifikuar që të maste parkun.
Koyama tha se ndihej shumë i çliruar që më në fund parku mori titullin e merituar./tvklan.al