Një album muzikor bosh, pa asnjë këngë të regjistruar! Është ky publikimi simbolik që kanë bërë 1 mijë këngëtarë britanikë në shenjë proteste, ndaj nismës së qeverisë britanike që lejon firmat e Inteligjencës Artificiale të shfrytëzojë krijimtarinë e tyre për të trajnuar teknologjinë e re revolucionare, pa aplikuar të drejtat e autorit.
Albumi protestë titullohet “A është kjo ajo që po kërkojmë” duke nënkuptuar dhënien fund të krijimtarisë së tyre. Ndërsa në listën e këngëve është vendosur thirrja për qeverinë britanike, që të mos lejojë atë që ata e konsiderojnë grabitje të muzikës, në favor të firmave që merren me zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Pjesë e albumit protestë janë bërë edhe emra dhe grupe të njohur të muzikës britanike si Pet Shop Boys, Eni Lenox, Demon Albarn, Kate Bush, etj., dhe është mbështetur në të kaluarën edhe nga Paul McCartney, ish-anëtar i Beatles.
Pr/ligji që po hartohet nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer është pjesë e vizionit të tij për ta shndërruar Britaninë e Madhe në një superfuqi për Inteligjencën Artificiale.
Tv Klan