Parlamenti në Gjermani ka vendosur të ashpërsojë gjobat për të ndëshkuar politikanët të cilët shkelin rregullat gjatë seancave plenare. Të gjithë politikanët të cilët ndërpresin seancat plenare më ofendime dhe sjellje të turpshme, të pahijshme do të gjobiten.

Kryetarja e Bundestagur Bärbel Bas tha se një vëmendje e veçantë do u kushtohet kryesisht shkelësve të përsëritur.

Sipas rregullave të reja të vendosura një politikan mund të gjobitet direkt në mënyrë automatike nëse ka marrë tre thirrje paralajmëruese gjatë javës ku zhvillohet parlamenti.

Peticioni u paraqit nga koalicioni trepalësh i kancelarit Olaf Scholz dhe pritet të miratohet para pushimeve verore.

Sipas rregullave aktuale një politikan mund të gjobitet duke filluar nga 1000 euro dhe në rast të përsëritjeve të shkeljeve gjatë seancave plenare vlera e gjobës mund të shkojë deri në 2000 euro.

Por anëtarja e socialdemokratëve, Bärbel Bas ka bërë thirrje që shuma të dyfishohet në mënyrë që ajo të ketë vërtet rezultat. Ajo kërkon që gjobat e para prej 2000 euro të shkojnë në vlerën e 4000 euro.

“Qëllimi përfundimtar nuk duhet të jetë ndëshkimi i deputetëve, por kujtimi i tyre që të trajtojnë njëri-tjetrin me, një zakon që po injorohet gjithnjë dhe më shumë. Duhet të kemi më shumë kujdes për fjalorin tonë, nuk duhet të sulmojmë njëri tjetrin apo të shpifim nga njëri-tjetrit. Kultura jonë e debatit është një pasqyrë e shoqërisë,” tha Bärbel Bas.

Më tej ajo shtoi se shpesh qytetarët gjermanë janë shprehur të shqetësuar he të bezdisur nga fjalori i pahijshëm që përdorin deputetët në Parlament.

Gjobat vendosen rrallë, por javën e kaluar Beatrix von Storch e AfD-së mori një gjobë prej 1000 eurosh për vërejtjet ndaj një kolegu deputeti që nënkryetarja e Bundestagut Katrin Göring-Eckardt tha se ishin transfobike, duke e përshkruar shpërthimin e saj si degradues dhe pa respekt.

/tvklan.al