Gjermanët po votojnë këtë të dielë në zgjedhjet parlamentare që pritet të rikthejnë në pushtet kristiandemokratët pas 4 vitesh në opozitë.

Vendvotimet u hapën 08:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 18:00 kur dhe do të fillojë numërimi i votave. Rreth 60 milionë njerëz në Gjermani kanë të drejtën e votës.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se partia e Frederik Merz është favorite, por nuk ka gjasa të fitojë shumicën e deputetëve për të qeverisur i vetëm dhe do ti duhet të bashkëpunojë me parti të tjera për të formuar qeverinë e koalicionit. Rezultatet pritet të publikohen të hënën.

Sondazhet tregojnë gjithashtu se partia Alternativa për Gjermaninë parashikohet që për të parën herë në 12 vite të ekzistencës së tyre politike, të renditen në vendin e dytë, duke lënë pas socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

Analistët thonë se ai pritet të marrë rezultain më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore.

Agjenica e lajmeve Reuters shkruan se bisedimet për formimin e qeverisë së re mund të zgjasin me muaj të tërë duke krijuar kështu një vakum politik në zemër të Evropës.

Fushata zgjedhore ekspozoi qëndrimet e ndryshme mbi migracionin dhe mënyrën se si të trajtohet AfD në një vend ku politika e ekstremit të djathtë mbart një stigmë veçanërisht të fortë për shkak të së kaluarës së saj.

Shpenzimet qeveritare ishin molla e sherrit mes të gjelbërve, socialdemokratët e Scholz dhe liberalëve.

Klan News