Lajme Arkiva 2003

Opozita ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin kundër miratimit të emrave të rinj në momentin kur ata të kalojnë për tu votuar në parlament. deputetët e të gjithë forcave politike opozitare do të jenë të pranishëm në seancë duke votuar kundër.

Fatos Beja: Grupit do të vendosi, por sigurisht nuk do të jetë pro.

Gazetarja: A mendoni se edhe grupet e tjera parlamentare të opozitës do të votojnë kundër?

Fatos Beja: Unë nuk kam dyshim që opozita ka interesa të përbashkëta dhe do të votojë në përputhje me interesat e saj.

Të njëjtin qëndrim do mbajnë edhe reformatorët. Kryetari i grupit parlamentar i reformatorëve Nard Ndoka, deklaroi se vota e tyre do të jetë kundër qeverisë Nano.

Nard Ndoka: Grupi jonë parlamentar i Partisë Demokrate të Re do të votojë kundër parimeve të qeverisë së zotit Nano. Ne mendojmë se kjo qeveri ka kohë që është zhytur në krizë dhe nuk është zgjidhja e krizës e thjesht zëvendësimi i dy ministrave të cilët për fatin e mirë ngritën disa probleme dhe krisjen e lanë po në qeveri. Ne mendojmë se kriza e kësaj qeverisjeje është vetë kryeministri zoti Nano, prandaj nuk do të ketë asnjëllojë mbështetje nga partia jonë kjo qeveri e cila po çon vendin përditë e më larg Bashkimit Evropian.

Këtë radhë legalistët do të pozicionohen kundër emrave të rinj. Këtë e tha kryetari i Partisë Lëvizja për Legalitet Ekrem Spahia.

Ekrem Spahiu: Do të jemi pjesëmarrës dhe do të votojmë kundër, sepse është absurditet që një opozitar të votojë për partinë qeverisëse që është në grahmat e saj të fundit.

 Opozita me votat e saj ngulmon në rrëzimin e qeverisë Nano pasi sipas tyre vendi gjendet në krizë institucionale për shkak të mënyrës së qeverisjes së saj./tvklan.al