Më 19 Qershor, Netflix ka rezervuar suprizën e radhës për të gjithë adhuruesit e Barbie.
Pas publikimit të filmit të bujshëm, vjen një dokumentar. I prodhuar nga Shonda Rhimes, këtë herë “Black Barbie” shfaqet në ekran për të rrëfyer historinë mjaft interesante të Barbie me ngjyrë, kukulla që doli në treg 44 vjet më parë.





3 punonjëse me ngjyrë të kompanisë “Mattel” u fokusuan në krijimin e modelit të parë të kësaj kukulle, e cila ndikoi pozitivisht te miliona vajza në mbarë botën. Ajo që e stiloi, Kitty Black Perkins u përpoq të projektonte një pamje të veçantë. Shumë ndryshe nga ato që ishin parë deri në fillim të viteve ’80-të…
Kjo kukull u ndryshoi jetën shumë vogëlusheve. Për më shumë, shihni trailerin që do shfaqet premierë shumë shpejt:
/tvklan.al