Turistët nuk e vizitojnë Shkodrën vetëm për detin, liqenin, natyrën, por edhe për historinë. Këtë vit është rritur interesi për të parë muzetë e kryeqendrës së veriut.
Sipas të dhënave nga autoritetet, numri i vizitorëve të muzeve të këtij qyteti, gjatë periudhës Janar-Korrik 2024 është sa totali i numrit të tyre vitin e kaluar.
Sokol Haliti: Numri i përgjithshëm i vizitorëve në muzeumet historike të Bashkisë Shkodër e ka arritur numrin e përgjithshëm të vizitorëve të vitit të kaluar, çka ne jep ne besimin se deri në fund të këtij viti, numri i vizitorëve do të jetë shumë më i madh se vitin tjetër ku ne përjetuam një bum turistësh, jo vetëm nga pikëpamja e bukurive natyrore, por sigurisht edhe nga njohja dhe interesi për kulturën tonë historike dhe ekzistencën dhe zhvillimin tonë historik.
Interesi është në rritje jo vetëm nga vizitorë vendas, por edhe nga shumë turistë të huaj.
Sokol Haliti: Numri i turistëve vendas është vazhdimisht në rritje, por sigurisht, edhe turizmi kudo në Shkodër pëson efektin pozitiv të rritjes së vëmendjes nga të huajt për historinë e shtetit tonë.
Por cilat janë përshtypjet e turistëve kur vizitojnë muzeun “Oso Kuka” në Shkodër?
Sokol Haliti: Konstatoj një befasi kur konstatojnë një histori kaq të lashtë dhe kaq të mirëadministruar dhe përfaqësuar.
Ky është një nga muzetë e qytetit, ndërsa godinat dhe dhomat e tij janë të ruajtura si vite më parë. Në këtë muze gjen objekte, fakte e dëshmi të historisë shumëvjeçare të qytetit.
Klan News