Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza teksa thotë se ky është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X” të Ministrisë së Jashtme thuhet se është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, thuhet në reagimin e Ministrisë.


/tvklan.al